Angazhim qytetar për ardhmëri më të mirë!

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimit zgjedhor për zmadhimin e kapaciteteve vendosëse në kopshte. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: organizimin e forumeve të komunitetit për t’ua rikujtuar qytetarëve dhe autoriteteve lokale premtimin zgjedhor; nënshkrimin dhe parashtrimin e peticionit kryetarit dhe Këshillit të komunës së Prilepit; aksion kreativ/gueril që t’ua përkujtojë kryetarit të komunës dhe vetëqeverisjes lokale angazhimin e premtuar për zgjerimin/ndërtimin e tre objekteve të reja parashkollore (kopshteve).

Temë e monitorimit lokal është ndërtimi i kapaciteteve për kujdesin e fëmijëve të moshës parashkollore.

Zbatues
Shoqatë për edukim juridik dhe transparencë Stacioni E.J.T. Prilep
Vendndodhja
Prilep
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Vetëm për kopshtin për fëmijë në lagjen Toçillë i cili është në fazën përfundimtare. Për dy kopshtet tjera nuk ka zhvendosje. Në hapësirën planifikuar për këtë kopsht në lagjen Kuzman 2 është shitur hapësira për ndërtimin e dy ndërtesave të reja. https://republika.mk/vesti/makedonija/jovchevski-novata-gradinka-koja-e-vo-zavrshna-faza-kje-zgrizi-nad-250-dechinja-od-prilep/ Informacionet janë marrë aty për ty nga kontaktet me qytetarët e vendbanimit Kuzman 2, ku një subjekt privat ka nisur rregullimin e hapësirës për ndërtimin e dy objekteve të reja të banimit. Qytetarët e vendbanimit na bënë me dije se për 30 vjet në vendbanimin e tyre është premtuar ndërtimi i një kopshti dhe një shkolle rajonale, por fatkeqësisht asnjë autoritet politik nuk e ka realizuar premtimin. Tashmë janë të sigurt se as që nuk do të përmbushet, me qenë se se në atë vend tashmë po mbijnë ndërtesa të reja banimi.
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk zbatohet procesi i furnizimeve publike https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/notices
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Në periudhën e kaluar, konform shpalljeve në ueb faqen zyrtare të komunës së Prilepit, nuk janë vërejtur kurfarrë aktivitetesh lidhur me lëshimin në përdorim të kopshtit në lagjen Toçillë, por edhe të tjerat. https://www.prilep.gov.mk/category/oglasna-tabla/
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk ka informacion publik për planin e përgatitur për zbatim. Për kopshtet tek lagj. Kuzman 2 dhe SHFK Koço Racin janë marrë përgjigje në kërkesat për qasje në informacionet se nuk ishin parashikuar fare në planet parazgjedhore https://www.prilep.gov.mk/category/oglasna-tabla/ Përgjigje në kërkesat për qasje në informacion me karakter publik
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Јо Për arredimin e ambienteve të brendshme të kopshtit tek lagj Toçilë pritet pëlqim nga MPPS-ja, thuhet në përgjigjen e komunës nga kërkesa për qasje në informata. Gjersa nuk rregullohet përmbrenda, kopshti nuk mund të marrë leje për të filluar me punë. https://www.prilep.gov.mk/category/oglasna-tabla/ Përgjigje në kërkesën për qasje në informacion me karakter publik
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Јо Plani nuk është shpallur publikisht dhe nuk po ndërmerren aktivitete konkrete për fillimin e punës. https://www.prilep.gov.mk/category/oglasna-tabla/
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Ndërtimi i kopshtit në lagj. Toçillë ka përfunduar tashmë, dy të tjerat aspak nuk po përmenden. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%B5%D0%BE-%D0%B2%D0%BE-%D0%B7%D0%B0%D0%B2%D1%80%D1%88%D0%BD%D0%B0-%D1%84%D0%B0%D0%B7%D0%B0-%D0%BD%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%B4%D0%B8%D0%BD/
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Kryetari i komunës deklaroi që deri tani është paguar pjesa më e madhe e shumës së borxhit prej 37 milionë denarë, ndërsa investimi i përgjithshëm ka kushtuar rreth 144 milionë denarë, që do të thotë se ka mungesë të mjeteve financiare për riarredim. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%B5%D0%BE-%D0%B2%D0%BE-%D0%B7%D0%B0%D0%B2%D1%80%D1%88%D0%BD%D0%B0-%D1%84%D0%B0%D0%B7%D0%B0-%D0%BD%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%B4%D0%B8%D0%BD/
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Ambientet e brendshme pritet të rregullohen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ashtu siç deklaroi kryetari i komunës, që gjithsesi është parakushti kryesor për nisjen e punës. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%B5%D0%BE-%D0%B2%D0%BE-%D0%B7%D0%B0%D0%B2%D1%80%D1%88%D0%BD%D0%B0-%D1%84%D0%B0%D0%B7%D0%B0-%D0%BD%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%B4%D0%B8%D0%BD/
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Projekti për këtë kopsht në lagj. Toçillë është planifikuar në buxhetin e v. 2023. Por, kopshtet në lagjet Kuzman 2 dhe SHFK Koço Racin nuk janë paraparë në buxhetin e v. 2023, dhe konform përgjigjes së komunës ato nuk janë paraparë në planifikimin e tyre Përgjigje në kërkesën për qasje në informacion me karakter publik . https://www.prilep.gov.mk/wp-content/uploads/2023/01/sluzhben-glasnik-br.14.pdf
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Nuk ekziston një informacion i këtillë /
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Për kopshtin në lagjen Toçillë, ashtu siç bëri të ditur kryetari i komunës pritet pëlqim nga MPPS-ja, për rregullimin e brendshëm, ndërsa për dy kopshtet e tjera nuk ka informacion. Kryetari komunës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Nuk shkëmbehet informacion për statusin e projektit Ueb faqja e komunës https://www.prilep.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Vetë mobilizuesit e kanë përdorur këtë mënyrë të marrjes së informatave të premtimit zgjedhor Mobilizuesit
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Vetëm për kopshtet në lagjen Toçillë, dy kopshtet tjera ngecin, nuk përmenden fare. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%d0%b2%d0%b8%d0%b4%d0%b5%d0%be-%d0%b2%d0%be-%d0%b7%d0%b0%d0%b2%d1%80%d1%88%d0%bd%d0%b0-%d1%84%d0%b0%d0%b7%d0%b0-%d0%bd%d0%be%d0%b2%d0%b0%d1%82%d0%b0-%d0%b3%d1%80%d0%b0%d0%b4%d0%b8%d0%bd/?fbclid=IwAR23qwBUCKpaaJg_OzIKzq3ZEHtReyYOuD2cNr8m27x0-UnL9AE9P_GGYK8
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) N/A Nuk ka informacion /
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët nuk janë të përfshirë në vendimet lidhur me çështjen e monitorimit. Qytetarët
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Deri më tani nuk është dorëzuar asnjë iniciativë, por planifikohet të dorëzohet një peticion në kuadër të projektit i cili zbatohet nga Stacioni P.E.T. Qytetarët Stacioni P.E.T
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Sipas deklaratës së kryetarit të komunës, kopshti për fëmijë është ndërtuar me mjete financiare nga vetëqeverisja lokale, kjo do të thotë se edhe qytetarët marrin pjesë me anë të pagesës së tatimeve lokale. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%B5%D0%BE-%D0%B2%D0%BE-%D0%B7%D0%B0%D0%B2%D1%80%D1%88%D0%BD%D0%B0-%D1%84%D0%B0%D0%B7%D0%B0-%D0%BD%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%B4%D0%B8%D0%BD/
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Konkretisht për këtë çështje jo, por komuna organizon ditë të hapura ku qytetarët mund të informohen për rrjedhën e projekteve dhe aktivitetet e planifikuara. https://www.facebook.com/borchejovcheski/posts/pfbid0qQK47kLwCjdkx3ybPKsHfu4hwqx1vBRRGxSWpokTG5cHkpRtEk7WAAk95AehLHpyl
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Nuk ekzistojnë mënyra tjera për aplikim përveç formularit për kontaktim në ueb faqen e komunës. Formulari për kontaktim në ueb faqen e komunës.(https://www.prilep.gov.mk/kontakt/)
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna organizon ditët e hapura Posti në FB i kryetarit të komunës (https://www.facebook.com/borchejovcheski/posts/pfbid0qQK47kLwCjdkx3ybPKsHfu4hwqx1vBRRGxSWpokTG5cHkpRtEk7WAAk95AehLHpyl)
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Deri tani nuk janë parashtruar iniciativa qytetare për këtë çështje Qytetarët