Angazhim qytetar për ardhmëri më të mirë!

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimit zgjedhor për zmadhimin e kapaciteteve vendosëse në kopshte. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: organizimin e forumeve të komunitetit për t’ua rikujtuar qytetarëve dhe autoriteteve lokale premtimin zgjedhor; nënshkrimin dhe parashtrimin e peticionit kryetarit dhe Këshillit të komunës së Prilepit; aksion kreativ/gueril që t’ua përkujtojë kryetarit të komunës dhe vetëqeverisjes lokale angazhimin e premtuar për zgjerimin/ndërtimin e tre objekteve të reja parashkollore (kopshteve).

Temë e monitorimit lokal është ndërtimi i kapaciteteve për kujdesin e fëmijëve të moshës parashkollore.

Zbatues
Shoqatë për edukim juridik dhe transparencë Stacioni E.J.T. Prilep
Vendndodhja
Prilep
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Vetëm për kopshtin për fëmijë në fshatin Toçilla i cili tashmë është në fazën përfundimtare. Lidhur me adaptimin e disa nga dhomave të SHFK Koço Racin në kopshtin, në kërkesën për qasje në informata, është marrë përgjigje se adaptimi nuk ishte në plan. https://republika.mk/vesti/makedonija/jovchevski-novata-gradinka-koja-e-vo-zavrshna-faza-kje-zgrizi-nad-250-dechinja-od-prilep/ Përgjigje mbi kërksesën e dorëzuar për qasje në informata të karakterit publik
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Sipas përgjigjeve mbi kërkesat për qasje në informata të karakterit publik, mund të konstatohet se në bazë të planeve vjetore për prokurim publik të Komunës së Prilepit për vitin 2022 dhe 2023, për kopshtet për fëmijë nuk është paraparë prokurim publik. Përgjigje mbi kërksesën e dorëzuar për qasje në informata të karakterit publik
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Në periudhën e kaluar, sipas publikimeve në ueb faqen zyrtare të komunës së Prilepit, nuk janë vërejtur aktivitete lidhur me çështjen e monitoruar. https://www.prilep.gov.mk/category/oglasna-tabla/
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Sipas përgjigjeve të pranuara mbi kërkesat për qasje në informata të karakterit publik nga komuna e Prilepit, NP për PHU dhe IPKKF "Ardhmëria jonë", asnjë nga këto institucione nuk i posedon informacionet e duhura për planin e zbatimit. Përgjigje mbi kërksesën e dorëzuar për qasje në informata të karakterit publik
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) N/A Sipas përgjigjeve të pranuara mbi kërkesat për qasje në informata të karakterit publik, komuna e Prilepit dhe NP për PHU janë përgjigjur se nuk i posedojnë të dhënat e duhura. Përgjigje mbi kërksesën e dorëzuar për qasje në informata të karakterit publik
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor N/A Plani nuk është publikuar, kështu që nuk e dimë nëse janë ndërmarrë aktivitete konkrete për fillim të punës, por sipas përgjigjeve të marra mbi kërkesat për qasje në informata të karakterit publik, asnjë nga institucionet e lartpërmendura nuk ka të dhëna. https://www.prilep.gov.mk/category/oglasna-tabla/ Përgjigje mbi kërksesën e dorëzuar për qasje në informata të karakterit publik
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Tani ka përfunduar ndërtimi i kopshtit për fëmijë në lagjen Toçilla, dy kopshtet tjera nuk përmenden fare. Sipas përgjigjeve mbi kërkesat për qasje në informata, për këtë kopsht pritet renovim i brenfshëm nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%B5%D0%BE-%D0%B2%D0%BE-%D0%B7%D0%B0%D0%B2%D1%80%D1%88%D0%BD%D0%B0-%D1%84%D0%B0%D0%B7%D0%B0-%D0%BD%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%B4%D0%B8%D0%BD/ Përgjigje mbi kërksesën e dorëzuar për qasje në informata të karakterit publik
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Kryetari i komunës deklaroi që deri tani, u pagua një pjesë e madhe e shumës së borxhit prej 37 milionë denarë, ndërsa investimi total ka kushtuar rreth 144 milionë denarë, që do të thotë se ka mungesë të mjeteve financiare për furnizim. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%B5%D0%BE-%D0%B2%D0%BE-%D0%B7%D0%B0%D0%B2%D1%80%D1%88%D0%BD%D0%B0-%D1%84%D0%B0%D0%B7%D0%B0-%D0%BD%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%B4%D0%B8%D0%BD/
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Interieri i brendshëm pritet të rregullohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ashtu siç deklaroi kryetari i komunës, që paraqet parakusht kryesor për nisjen e punës. Përgjigja e njëjtë u pranua dhe mbi kërkesën për qasje në informata publike. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%B5%D0%BE-%D0%B2%D0%BE-%D0%B7%D0%B0%D0%B2%D1%80%D1%88%D0%BD%D0%B0-%D1%84%D0%B0%D0%B7%D0%B0-%D0%BD%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%B4%D0%B8%D0%BD/ Përgjigje mbi kërksesën e dorëzuar për qasje në informata të karakterit publik
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Projekti për kopshtin për fëmijë në lagjen Toçilla është planifikuar në buxhetin e vitit 2023. Mirëpo, kopshtet në lagjet Kuzman 2 dhe SHFK Koço Racin nuk janë paraparë në buxhetin e vitit 2023, dhe sipas komunës ata nuk janë paraparë në planin. Përgjigje mbi kërksesën e dorëzuar për qasje në informata të karakterit publik https://www.prilep.gov.mk/wp-content/uploads/2023/01/sluzhben-glasnik-br.14.pdf
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Nuk ka informacion të tillë. https://www.prilep.gov.mk/category/oglasna-tabla/
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Në përgjigjen mbi kërkesën për qasje në informata publike dëftohet se aktivitetet aktuale lidhur me kopshtin për fëmijë në lagjen Toçilla, bëjnë pjesë në furnizimet e brendshme, për të cilën është përgjegjës MPPS, dy kopshtet e tjera nuk janë të paraparë. Përgjigje mbi kërksesën e dorëzuar për qasje në informata të karakterit publik
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Në ueb faqen e komunës nuk janë shpërndarë informacione lidhur me statusin e çështjes e cila monitorohet Ueb faqja e komunës së Prilepit https://www.prilep.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Në kohën e fundit janë dorëzuar 6 kërkesa për qasje në informata të karakterit publik nga mobilizuesit, mbi të cilët është pranuar përgjigje për shumicën nga tyre, mirëpo disa prej përgjigjeve nuk janë në korrespondim me kompetencat e komunës. Mobilizues
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Јо Vetëm për kopshtin për fëmijë në lagjen e Toçillës, dy kopshtet tjera janë në stagnim, askund nuk përmenden fare. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%d0%b2%d0%b8%d0%b4%d0%b5%d0%be-%d0%b2%d0%be-%d0%b7%d0%b0%d0%b2%d1%80%d1%88%d0%bd%d0%b0-%d1%84%d0%b0%d0%b7%d0%b0-%d0%bd%d0%be%d0%b2%d0%b0%d1%82%d0%b0-%d0%b3%d1%80%d0%b0%d0%b4%d0%b8%d0%bd/?fbclid=IwAR23qwBUCKpaaJg_OzIKzq3ZEHtReyYOuD2cNr8m27x0-UnL9AE9P_GGYK8
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) N/A Nuk ka informacion të tillë. /
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët nuk janë të përfshirë në vendimet lidhur me çështjen e monitoruar Qytetarët
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Deri më tani nuk është dorëzuar asnjë iniciativë, por planifikohet të dorëzohet një peticion në kuadër të projektit i cili zbatohet nga Stanica P.E.T. Stanica P.E.T.
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Sipas deklaratës së kryetarit të komunës, kopshti për fëmijë është ndërtuar me mjete financiare nga vetëqeverisja lokale, kjo do të thotë se edhe qytetarët marrin pjesë në financimin e kopshtit përmes pagesës së tatimeve lokale. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%B5%D0%BE-%D0%B2%D0%BE-%D0%B7%D0%B0%D0%B2%D1%80%D1%88%D0%BD%D0%B0-%D1%84%D0%B0%D0%B7%D0%B0-%D0%BD%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%B4%D0%B8%D0%BD/
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Nuk janë organizuar ngjarje të veçanta publike konkretisht për këtë çështje, por komuna organizon ditë të hapura ku qytetarët mund të informohen për rrjedhën e projekteve dhe aktiviteteve të planifikuara. https://www.facebook.com/borchejovcheski/posts/pfbid0qQK47kLwCjdkx3ybPKsHfu4hwqx1vBRRGxSWpokTG5cHkpRtEk7WAAk95AehLHpyl
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Nuk ekzistojnë mënyra tjera për aplikim përveç kontakt formularit i cili gjendet në ueb faqen e komunës. Kontakt formulari në ueb faqen e komunës (https://www.prilep.gov.mk/kontakt/)
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna organizon ditë të hapura. Postim i kryetarit të komunës në Facebook (https://www.facebook.com/borchejovcheski/posts/pfbid0qQK47kLwCjdkx3ybPKsHfu4hwqx1vBRRGxSWpokTG5cHkpRtEk7WAAk95AehLHpyl)
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Deri më tani nuk është dorëzuar asnjë iniciativë civile lidhur me këtë çështje. Qytetarët