A janë qytetarët e Kavadarit PRO ngritjes së pagës? Le të zgjohemi


Përmasa e germave

Më 13 shkurt, Gjorgji Ristov do të ftojë qytetarët e Kavadarçit për t’i informuar dhe mobilizuar që të bashkohen në përpjekjet për të kërkuar përgjegjësi dhe zbatim nga Qeveria për premtimin e dhënë në program – rritjen e pagës mesatare për 20-30% dhe rritjen e pagës minimale  për 20-40%.

Diskutimi është pjesë e Iniciativës inovative “Rritja e Pagave? Le të zgjohemi, e implementuar nga Gjorgji, mobilizatori ynë i komunitetit.

Fokusi i iniciativës është masa e propozuar në Programin e Qeverisë për të rritur pagën mesatare dhe minimale. Në mënyrë që të mobilizojë komunitetin dhe së bashku të kërkojë përgjegjësi dhe përgjigje nga Qeveria, Gjorgji do të organizojë diskutime të hapura me qytetarët dhe sektorin e biznesit, dhe gjithashtu do të kryejë disa veprime guerile në Kavadarci, Negotinë, Rosoman dhe Demir Kapija.

Na ndiqni dhe bashkohuni me Gjorgjin në procesin e ndërgjegjësimit dhe kërkimit të përgjegjësisë nga Qeveria.

 

KUR

prej: 13-02-2021 12:00

deri: 13-02-2021 14:00

КU

Kavadarci

Galeri

Ngjarje të tjera

Mësimet e nxjerra nga Zgjedhjet Lokale 2025

Mobilizuesit e komunitetit

19-05-2026

Moduli 3 i Akademisë për Politika Publike – Gjenerata e Pestë: Qeverisja Demokratike Mjedisore dhe Lidershipi Rinor

Mobilizuesit e komunitetit

15-05-2026

Angazhimi i komunitetit, mobilizimi dhe komunikimi i gjetjeve nga monitorimi

Mobilizuesit e komunitetit

08-05-2026