Anketë në Tetovë mbi informimin e qytetarëve për subvencionet për biçikleta

Iniciativa inovative - mobilizues të komunitetit, Mobilizuesit e komunitetit

Gjatë një aktiviteti publik me biçikleta në Tetovë, organizata partnere e shoqërisë civile For Tetovo zhvilloi një anketë të shkurtër me qytetarët për nivelin e informimit të tyre rreth programit komunal për subvencionimin e biçikletave, në kuadër të aktiviteteve të mbështetura nga Programi për Mbështetje Zgjedhore.

Anketa tregoi interes të madh të qytetarëve për këtë masë, por njëkohësisht evidentoi se vetëm një numër i vogël i tyre ishin të informuar për ekzistencën e saj. Gjetjet theksuan rëndësinë jo vetëm të miratimit dhe zbatimit të masave lokale, por edhe të komunikimit të duhur të tyre me qytetarët.

Aktiviteti mundësoi mbledhjen e drejtpërdrejtë të mendimeve dhe përvojave të qytetarëve dhe shndërrimin e tyre në gjetje konkrete të monitorimit.

Përmes mbështetjes së aktiviteteve të tilla, Programi për Mbështetje Zgjedhore kontribuon në përfshirjen më të madhe të qytetarëve në monitorimin e premtimeve zgjedhore dhe në një qeverisje lokale më transparente dhe më llogaridhënëse.

Galeri