Punëtori për forcimin e kohezionit institucional të KSHPK-së gjatë proceseve zgjedhore

Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Punëtori dhe trajnime

Nga 6 deri më 8 korrik 2026 në Strugë, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), me mbështetjen e Programit për Mbështetje Zgjedhore, realizoi një punëtori treditore kushtuar forcimit të kohezionit institucional në ushtrimin e kompetencave gjatë proceseve zgjedhore.

Në punëtori morën pjesë kryetari dhe anëtarët e KSHPK-së, si dhe të punësuarit në Sekretariatin e Komisionit. Gjatë tri ditëve u shqyrtuan kompetencat ligjore të KSHPK-së lidhur me monitorimin e procesit zgjedhor, përvojat nga ciklet e mëparshme zgjedhore, dobësitë sistemore të identifikuara dhe sfidat me të cilat përballet Komisioni gjatë ushtrimit të kompetencave të tij ligjore.

Pjesëmarrësit shqyrtuan gjithashtu raste praktike nga veprimi i KSHPK-së gjatë Zgjedhjeve Lokale 2025. Vëmendje e veçantë iu kushtua komunikimit dhe organizimit të brendshëm të Komisionit gjatë procesit zgjedhor, bashkëpunimit me institucionet e tjera kompetente, si dhe mundësive dhe mekanizmave për avancimin e mëtejshëm të tyre.

Punëtoria kontribuoi në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e koordinimit të brendshëm të KSHPK-së gjatë ushtrimit të kompetencave të saj lidhur me proceset zgjedhore dhe ishte vazhdimësi e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ofruar përmes Programit për Mbështetje Zgjedhore.

Galeri