Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Po | Janë siguruar mjete në buxhetin e komunës për masën e monitoruar. Këto mjete janë të alokuara qartë, si më poshtë: | Programi për Mjedisin Jetësor në Komunën e Manastirit për vitin 2026, nr. 09-137/24. Arsyetimi i Buxhetit të Komunës së Manastirit për vitin 2026. |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Po | Në Planin e Prokurimeve Publike të Komunës së Manastirit për vitin 2026 janë paraparë hartimi i Strategjisë për zhvillimin e gjelbërimit dhe vendosja e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturinat komunale, por këto nuk janë realizuar ende. Në Planin e Prokurimeve Publike është përcaktuar se të dyja procedurat e prokurimit publik do të shpallen në maj të vitit 2026. | Plani Vjetor i Prokurimeve Publike për vitin 2026 Ndryshimi dhe plotësimi i parë i Planit të Prokurimeve Publike për vitin 2026 |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Jo | Të dy aktivitetet janë ende në fazën e përgatitjes, si Strategjia për zhvillimin e gjelbërimit, ashtu edhe vendosja e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturina komunale. Edhe pse në Planin e Prokurimeve Publike të Komunës së Manastirit për vitin 2026 janë paraparë prokurimet për hartimin e Strategjisë për zhvillimin e gjelbërimit dhe për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturina komunale, deri më tani nuk është realizuar asnjë procedurë e prokurimit publik për këto aktivitete |
Plani Vjetor i Prokurimeve Publike për vitin 2026 Ndryshimi dhe plotësimi i parë i Planit të Prokurimeve Publike për vitin 2026 |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Jo | Aktivitetet nuk janë zbatuar për arsye se ende janë në fazën e përgatitjes së dokumentacionit përkatës, me qëllim fillimin e mëtejshëm të procesit në periudhën e ardhshme. | |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Jo | Gjatë periudhës janar – qershor 2026 nuk janë publikuar njoftime në ueb-faqet dhe rrjetet sociale të Komunës së Manastirit dhe NP “Komunalec” – Manastir, lidhur me masat përkatëse. |
Ueb-faqja e Komunës së Manastirit, ueb-faqja e NP “Komunalec” – Manastir, profili në Facebook i Komunës së Manastirit, profili në Facebook i NP “Komunalec” – Manastir, Facebook-u dhe profili i Instagramit i z. Toni Konjanovski, kryetar i Komunës së Manastirit. |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Jo | Është dërguar kërkesë për informata me karakter publik përmes postës elektronike në Komunën e Manastirit, por deri në këtë çast nuk kemi marrë përgjigje. | Kërkesa nr. 1 për informacione me karakter publik, datë 22.06.2026 |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Jo | Nuk ka informata në dispozicion se gjatë periudhës raportuese janë mbajtur takime, mbledhje, intervista ose aktivitete të tjera në të cilat janë shpërndarë informata lidhur me masën që është objekt i monitorimit. | Ueb-faqja e Komunës së Manastirit, ueb-faqja e NP “Komunalec” – Manastir, profili në Facebook i Komunës së Manastiri, profili në Facebook i NP “Komunalec” – Manastir, profili në Facebook dhe Instagram i z. Toni Konjanovski, kryetar i Komunës së Manastirit |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Në lidhje me zbatimin e masës të cilën e monitorojmë, nuk janë mbajtur konsultime dhe takime formale me qytetarët, dhe po ashtu nuk kemi informacion vallë qytetarët janë konsultuar. | |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Nuk ka informacione të disponueshme se gjatë periudhës raportuese qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimmarrjet lidhur me masën e monitoruar përmes kërkesave, peticioneve, iniciativave qytetare ose formave të tjera të pjesëmarrjes. | Ekipi i projektit |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Po | Është organizuar një ngjarje publike – tryezë e rrumbullakët me temën “Masat vendore për mbrojtjen e mjedisit në Manastir: sfidat dhe hapat e ardhshëm”, e mbajtur më 25.06.2026, në organizim të Shoqatës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Rinor INTERAKTIV – Manastir. | Postimi në Facebook i INTERAKTIV – Manastir Postimi në Facebook i kryetarit të Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Gjatë periudhës raportuese nuk është evidentuar asnjë mundësi për pjesëmarrje elektronike të qytetarëve (përmes ueb-faqes, formularëve elektronikë, aplikacioneve mobile ose mjeteve të tjera digjitale) në lidhje me masën që është objekt i monitorimit. Për këtë arsye, nuk janë realizuar konsultime elektronike apo forma të tjera të pjesëmarrjes së qytetarëve për këtë masë. | |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Nuk ka informacione se gjatë periudhës raportuese është organizuar ndonjë ditë e hapur në të cilën është diskutuar për masën që është objekt i monitorimit. | Ueb-faqja e Komunës së Manastirit, ueb-faqja e NP “Komunalec” – Manastir, profili në Facebook i Komunës së Manastiri, profili në Facebook i NP “Komunalec” – Manastir, profili në Facebook dhe Instagram i z. Toni Konjanovski, kryetar i Komunës së Manastirit. |
