Me realizimin e modulit të tretë me titull “Menaxhimi demokratik ekologjik dhe lidershipi rinor”, përmbyllëm me sukses fazën e parë të gjeneratës së pestë të Akademisë për politika publike, fazë e dedikuar për forcimin e njohurive dhe kapaciteteve të liderëve të rinj në politikë. Gjatë fundjavës së kaluar, pjesëmarrësit patën mundësi të diskutojnë për politikat e gjelbra, biodiversitetin, menaxhimin e mbeturinave dhe rolin e të rinjve në krijimin e politikave të qëndrueshme ekologjike. Përmes sesioneve interaktive, aktiviteteve praktike dhe bisedave me ekspertë, të rinjtë politikë i avancuan aftësitë e tyre për të menduar kritikisht, për të argumentuar dhe për të përfaqësuar publikisht çështje të rëndësishme.
Në fazën e ardhshme të Akademisë, e cila do të realizohet në gjysmën e dytë të vitit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zbatojnë në praktikë njohurinë e fituar përmes zhvillimit të dokumenteve për politika publike dhe zbatim të iniciativave inovative në komunitetet e tyre. Procesi do të kulmojë me promovimin e zgjidhjeve konkrete, të përgatitura nga vetë pjesëmarrësit, si kontribut drejt një zhvillimi lokal më të qëndrueshëm dhe më gjithëpërfshirës.
