Me punëtorinë interaktive të fundjavës së kaluar, gjenerata e pestë e Akademisë për politika publike filloi fazën e dytë, në të cilën idetë dhe problemet nga komunitetet lokale duhet të shndërrohen në propozime konkrete, të argumentuara dhe të realizueshme për politika publike.
Gjatë punëtorisë, së bashku me pjesëmarrësit punuam për të definuar problemet lokale, për të studiuar metodat e hulumtimit dhe për të mbledhur informacione përkatëse, për të identifikuar palët e interesuara dhe, në fund, se si t’i kthejmë të gjitha këto në një plan të qartë dhe një dokument për politika publike.
Por, ky është vetëm fillimi. Në periudhën e ardhshme, me mbështetjen tonë, pjesëmarrësit do të vazhdojnë me hulumtimin, bisedat me njerëzit e komunitetit, mbledhjen e informacioneve dhe zhvillimin e ideve të tyre në politika konkrete publike.
Nga “kam një ide” deri te “kam një propozim që mund të zbatohet” – fillojmë!
