Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve u mbajt një aktivitet me temë “Sfidat e financimit politik dhe reklamimit politik të paguar në epokën digjitale – si të avancohet transparenca dhe llogaridhënia?”, me mbështetjen e Programit për Mbështetje Zgjedhore.
Në kuadër të aktivitetit, Dr. Magnus Ohman nga IFES-i mbajti një prezantim kushtuar përvojave ndërkombëtare, praktikave të mira dhe sfidave bashkëkohore që lidhen me financimin politik dhe reklamimin politik të paguar në epokën digjitale.
Pas prezantimit u zhvillua një diskutim me pjesëmarrësit mbi sfidat dhe mundësitë për avancimin e transparencës dhe llogaridhënies në këtë fushë, si elemente të rëndësishme për forcimin e integritetit të procesit zgjedhor.
Aktiviteti ishte pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe mbështetjes së përpjekjeve për ndjekjen e trendeve bashkëkohore dhe zbatimin e përvojave dhe praktikave relevante ndërkombëtare në proceset zgjedhore.
