Në kuadër të serisë së trajnimeve për nxënësit e shkollave të mesme, e cila u realizua nga 17 deri më 30 prill 2026, Sektori për trajnime të vazhdueshme pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve mbajti punëtorinë e dytë edukative me nxënësit e QSHSHM “Sergej Mihajllov” në Shtip, me mbështetjen e Programit për Mbështetje Zgjedhore.
Punëtoria iu kushtua procesit zgjedhor, me fokus në të drejtën e votës, mënyrën e votimit dhe rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në proceset demokratike.
Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve interaktive, nxënësit patën mundësi të parashtrojnë pyetje, të ndajnë mendimet e tyre dhe të fitojnë njohuri praktike që do t’i ndihmojnë të kuptojnë më mirë rolin e tyre si votues të ardhshëm.
Aktiviteti kontribuoi në rritjen e informimit të të rinjve për procesin zgjedhor dhe në nxitjen e pjesëmarrjes së tyre aktive dhe të informuar në proceset demokratike.
