Së bashku me partinë politike Levica, organizuam punëtori të dedikuar për anëtarët e partisë, me qëllim diskutimin dhe shkëmbimin e ideve lidhur me mënyrën se si një parti politike mund të mbetet aktive dhe relevante edhe gjatë periudhës kur nuk ka zgjedhje. Gjatë punëtorisë dyditore, fokusi ishte vendosur te mënyra se si të dëgjohen qytetarët, si iniciativat lokale të shndërrohen në politika konkrete dhe si organizatat politike të jenë të pranishme mes votuesve çdo ditë, jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore.
Ky angazhim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Programit Zviceran për Mbështetje Zgjedhore për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve hulumtuese dhe analitike të partive politike dhe për të kontribuar në procese politike më të informuara, më të orientuara drejt qytetarëve dhe më të përgjegjshme.
