Gjatë javës së kaluar realizuam një seri punëtorish me disa parti politike, të fokusuara në forcimin e kapaciteteve të partive politike për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj grave në politikë dhe në procesin zgjedhor.
Përmes diskutimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe ideve, pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit punuan në kuptimin më të mirë të këtij fenomeni, përmirësimin e mekanizmave të brendshëm në parti për mbështetje dhe mbrojtje, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partive për veprim më efikas.
Dhuna ndaj grave në politikë nuk është problem personal i një gruaje, por sfidë shoqërore që ndikon në proceset demokratike dhe cilësinë e jetës publike. Prandaj, pavarësisht madhësisë apo fuqisë politike të partisë, përgjegjësia për parandalimin dhe trajtimin e duhur të rasteve të dhunës ndaj grave në politikë është detyrim i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë.
Së bashku synojmë ndërtimin e një kulture politike pa dhunë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.
