Konferencë të përbashkët të ESHR-së, Misionin e OSBE-së në Shkup dhe IFES-in: Llogaridhënia financiare e zgjedhjeve

Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Ngjarje

Enti Shtetëror për Revizion, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Programit zviceran për mbështetje të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, të realizuar nga Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES), organizoi konferencë me temë “Llogaridhënia financiare e zgjedhjeve”.

Qëllimi i konferencës ishte prezantimi i gjetjeve kryesore të raporteve të revizionit në lidhje me financimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të zhvilluara në vitin 2024, si dhe hapja e një diskutimi mbi promovimin e gatishmërisë institucionale dhe transparencës në financimin e fushatave zgjedhore, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale në vitin 2025.

Në kuadër të sesionit të parë, të moderuar nga znj. Joanna Kozma, Drejtoreshë e IFES-it në vend, krye revizori shtetëror z. Maksim Acevski dhe ndihmësja e krye revizorit shtetëror, Katerina Çalloska-Aleksovska, prezantuan gjetjet revizioneve të kryera të raporteve financiare të partive politike dhe fushatave zgjedhore nga viti 2024.

“Raportet përfundimtare individuale dhe raportet e përgjithshme të revizionit të përgatitura edhe më tej sugjerojnë në ndërmarrjen e aktiviteteve për tejkalimin e mangësive sistemore në Kodin zgjedhor. Qëllimi ynë përfundimtar është të kontribuojmë në llogaridhënie, transparencë dhe besim më të madh në procesin zgjedhor, ndëra ky forum është një platformë për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe iniciativave për përmirësime në të ardhmen”, tha Maksim Acevski, krye revizori shtetëror.

Sesioni i dytë u përqendrua në aktivitetet institucionale dhe gatishmërinë për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku u diskutua për mbrojtjen e integritetit zgjedhor, mbikëqyrjen e financimit të fushatës dhe adresimin e sfidave në fushatën mediatike. Fjalime mbajtën përfaqësues nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive.

Përmes diskutimit aktiv, pjesëmarrësit ranë dakord mbi nevojën për mekanizma më të fortë të mbikëqyrjes, koordinim më të mirë midis institucioneve dhe rregulla të qarta që do të sigurojnë fushata transparente zgjedhore.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve kryesore kombëtare, komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave që mbështesin reformën zgjedhore. Organizatorët theksuan se konkluzionet e ngjarjes do të kontribuojnë në procese zgjedhore më të përgjegjshme dhe transparente, në interes të qytetarëve dhe zhvillimit demokratik të vendit.

Galeri