Lufta kundër varfërisë menstruale –premtimi zgjedhor i parealizuar

Me këtë iniciativë do të monitorohet llogaridhënia dhe realizimi i premtimit zgjedhor i DOM-it për çrrënjosjen e varfërisë menstruale. Në programin parazgjedhor, në pjesën që i referohet të drejtave të grave si dhe “Strategjisë nacionale për barazi gjinore 2021-2026”, premtohet që do të angazhohen për çrrënjosjen e varfërisë menstruale. Një nga mjetet për të arritur këtë është që çdo vajzë e përfshirë në procesin e rregullt arsimor, çdo muaj, të fiton nga një paketë falas me produkte menstruale. Në ndërkohë, në vitin e kaluar, këshilltarja nga radhët e DOM-it pretendoi që në buxhetin e vitit të kaluar të përfshihet edhe një zë buxhetor për produkte menstruale falas për çdo nxënëse nga shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit. Por nga informacionet e deritanishme, asnjë nxënëse nuk ka marrë pako me produkte menstruale falas. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: postimeve në rrjetet sociale, aksioneve guerile, media show room.

Zbatues
Rrjeti ujor Ballkanik - Shkup
Vendndodhja
Skopje
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm)
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm)
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale)
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm.
      4.3 Ditët e hapura të komunës
      4.4 Iniciativat qytetare