Ballafaqimi me mbeturinat komunale dhe ngritja e vetëdijes te qytetarët e Tetovës

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi realizimit të premtimit zgjedhor lidhur me „Grumbullimin e përmirësuar në komunën e Tetovës’’ Aktivitet kryesore për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: vizita terreni të vendbanimeve dhe të lokaliteteve me ambiente dukshëm të papastra; debate publike me faktorë të prekur dhe vendimmarrës; përhapjen anë e mbanë të informacionit dhe ngritjen e vetëdijes nëpërmjet rrjeteve sociale siç janë Fejsbuku dhe Instagrami, etj.

Temë е monitorimit lokal është mënyra e udhëheqjes me mbeturinat dhe përzgjedhja e tyre në Tetovë.

Zbatues
Shoqatë për kulturë, art, arsim, sport, media dhe veprimtari botuese, ALBANIKA ET Tetovë
Vendndodhja
Tetovo
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Në takimin e mobilizuesve të organizatës Albanika me kryetarin e komunës, udhëheqësin e inspektoratit komunal dhe drejtorin e NPK - Tetova Tetovë, u konfirmua vendimi per fillimin e realizimit të cështjes që monitorohet. Kryetari i komunës.
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk zbatohen furnizimet publike Udhëheqësi i sektorit për financa
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Kryetari i komunës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Kryetari i komunës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Kryetari i komunës së Tetoves i ka venë ne dispozicion NPK - Tetovën dhe inspektoratin komunal. Kryetari i komunes, udhëheqësi i inspektoratit komunal, drejtori i NPK - Tetova Tetovë.
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Komuna pas denoncimit të mobilizuesve ka vepruar në bazë të rasteve të raportuara. Mobilizuesit, Udhëheqësi i sektorit te pastrimit dhe higjienës komunale.
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Inspektorati komunal ka vepruar në vendet ku është raportuar për deponi ilegale dhe ndotës ilegalë. Këshilltar/inspektor për ambient jetësor, referent i pavarur, rendmbajtës komunal.
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Ka mungesë te mjeteve në buxhet për shkak te borxhit të akumuluar të komunës si institucion si dhe borxhit që ka NPK Tetova (nuk ështe likuide). Udhëheqësi i sektorit për financa në NPK Tetova.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës. Udhëheqesi i sektorit për financa në NPK Tetova, udhëhëqesi i njësise për buxhet.
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Kryetari i komunës është i interesuar që ky projekt të realizohet. Kryetari i komunës.
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti vazhdon te realizohet. Shoqata "Albanika ET", kryetari i komunës.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Projekti vazhdon të realizohet. Shoqata "Albanika ET", kryetari i komunës.
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Udhëheqesi i zyrës për informim i kryetarit të komunës.
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Informatat per statusin e projektit mund te merren me anë të një kërkese për informim me karakter publik. Udhëheqesi i zyrës për informim i kryetarit të komunës.
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Јо Udhëheqësi i inspektoratit komunal.
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Mobilizuesit mbajnë kontakte te rregullta joformale me komunën, udhëheqesin e sektorit te financave, udhëheqësin e inspektoratit dhe drejtorit te NPK. Mobilizuesit.
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Komuna e Tetoves ka organizuar debate publike me qytetarët ku mes te tjerash është debatuar edhe për temën e ndotjes se ambientit nga ndotësit e pandergjegjshëm, si dhe denoncimin e tyre në inspektoratin komunal. Kryetari i komunës, udhëheqesi i sektorit te inspektoratit komunal.
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Për shkak të borxhit të madh që ka komuna e Tetovës dhe pamundësisë materiale dhe financiare, qytetaret janë të vetëdijshem që komuna e ka te pamundur te mbështesë iniciativat e qytetareve. Kryetari i komunës, udhëheqesi i sektorit për financa.
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Qytetarët marrin pjesë me atë që denoncojnë ndotësit lokalë. Qytetarët
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Nuk jane realizuar ngjarje publike për temën në fjalë. Kryetari i komunës.
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ne uebfaqen zyrtare te komunes, ka një pjesë të veçantë ku qytetaret mund te parashtrojnë denoncime. Ueb faqja e komunës, paraqit problemin https://tetova.gov.mk/ereport/ Udhëheqës për informim - zyra e kryetarit të komunës.
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Në 3 mars dhe cdo të premte të fundit të cdo muaji komuna ka ditët e hapura. Kryetari i komunës.
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Për shkak të borxhit të madh që ka komuna e Tetovës dhe pamundesisë materiale dhe financiare, qytetaret janë të vetëdijshem që komuna e ka te pamundur te mbështesë iniciativat e qytetareve. Kryetari i komunës.