Ballafaqimi me mbeturinat komunale dhe ngritja e vetëdijes te qytetarët e Tetovës

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi realizimit të premtimit zgjedhor lidhur me „Grumbullimin e përmirësuar në komunën e Tetovës’’ Aktivitet kryesore për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: vizita terreni të vendbanimeve dhe të lokaliteteve me ambiente dukshëm të papastra; debate publike me faktorë të prekur dhe vendimmarrës; përhapjen anë e mbanë të informacionit dhe ngritjen e vetëdijes nëpërmjet rrjeteve sociale siç janë Fejsbuku dhe Instagrami, etj.

Temë е monitorimit lokal është mënyra e udhëheqjes me mbeturinat dhe përzgjedhja e tyre në Tetovë.

Zbatues
Shoqatë për kulturë, art, arsim, sport, media dhe veprimtari botuese, ALBANIKA ET Tetovë
Vendndodhja
Tetovo
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Në takimin e mobilizuesve të organizatës "Albanika E.T" me kryetarin e komunës, udhëheqësin e inspektoratit komunal dhe drejtorin e NPK - Tetova Tetovë, u konfirmua vendimi për fillimin e realizimit të cështjes që monitorohet. Kryetari i komunës.
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk zbatohen furnizimet publike për shkak të llogarisë së bllokuar të komunës së Tetovës. Udhëheqësi i departamentit për financa
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Kryetari i komunës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Kryetari i komunës së Tetovës dhe drejtori i NPK-së Tetova, kanë përgatitur një plan aksional që së bashku me inspektoratin komunal t'i parandalojnë dhe mënjanojnë deponitë ilegale. Kryetari i komunës.
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Udhëheqësi i inspektoratit komunal ka organizuar kujdestari në zonat e detektuara si zona më të ndotura (zona në të cilat hudhen më së shumti mbeturina) si dhe ka vendosur kujdestari të shtunave dhe të dielave të rendmbajtesve komunal. Udhëheqesi i inspektoratit komunal, udhëheqesi i njësise së inspektoratit komunal për ambient jetësor.
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Komuna pas denoncimit të mobilizuesve ka vepruar në bazë të rasteve të raportuara. Kryetari i komunës, drejtori i NPK Tetovë.
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Inspektorati komunal ka shqiptuar gjoba gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, të dhena të cilat janë publikuar në Facebook faqen "Mobilizohu, Informohu, Raporto - Tetovë" si dhe ka vepruar në vendet ku është raportuar për deponi ilegale dhe ndotës ilegalë. Udhëheqësi i njësisë së inspekcionit komunal për ambient jetësor. https://www.facebook.com/profile.php?id=100088588332075
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Ka mungesë të mjeteve në buxhet për shkak të borxhit të akumuluar të komunës si institucion si dhe borxhit që ka NPK Tetova (nuk është likuide). Udhëheqësi i departamentit për financa në NPK Tetova.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës për shkak të llogarisë së bllokuar. Udhëheqesi i departamentit për financa në NPK Tetova, udhëhëqesi i njësise për buxhet.
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Kryetari i komunës është i interesuar që ky projekt të realizohet. Kryetari i komunës.
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti vazhdon të realizohet sipas planit. Shoqata "Albanika E.T", kryetari i komunës.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Projekti vazhdon të realizohet sipas planit. Shoqata "Albanika E.T", kryetari i komunës.
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Nuk ka informacione lidhur me statusin e projektit në ueb-faqen e komunës Udhëheqesi i zyrës për informim i kryetarit të komunës. https://www.tetova.gov.mk/default.aspx?lan=2
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Informatat për statusin e projektit mund të merren përmes dorëzimit të një kërkese për qasje në informata të karakterit publik. Udhëheqesi i zyrës për informim i kryetarit të komunës.
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Јо Udhëheqësi i inspektoratit komunal.
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Mobilizuesit mbajnë kontakte të rregullta joformale me komunën, udhëheqësin e departamentit të financave, udhëheqësin e inspektoratit dhe drejtorin e NPK. Mobilizuesit, koordinatori i projektit dhe udhëheqësi i projektit.
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Komuna e Tetovës ka organizuar debate publike çdo të premte të fundit të muajit me qytetarët ku ndër të tjerash qytetarët kanë paraqitur krijimin e deponive të egra, Kryetari i komunës.
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qëndrimi i kryetarit të komunës dhe udhëheqësve komunal mbi çështjen ka të bëjë me borxhin e madh që ka komuna e Tetovës dhe pamundësisë materiale dhe financiare, qytetarët janë të vetëdijshem që komuna nuk ka mundësi të mbështesë iniciativat e tyre. Kryetari i komunës, udhëheqësi i departamentit për financa, udhëheqësi i departamentit për ndërmarrje publike dhe udhëheqësi i departamentit për ndërmarrje komunale.
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Qytetarët kanë organizuar iniciativa të ndryshme përmes bashkësive lokale të vendbanimeve të ndryshme të rajonit të komunës së Tetovës ku kanë kontribuar dhe mërgimtarët. Qytetarët dhe shoqata Albanika E.T.
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Shoqata Albanika ET ka planifikuar një debat publik gjatë muajit mars me qytetarët, OJQ-të dhe përfaqësues të NPK Tetova, inspektoratit komunal dhe kryetarit të komunës. Shoqata Albanika E.T.
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Në ueb-faqen zyrtare të komunës, ka një pjesë të veçantë "e-report" ku qytetarët mund të parashtrojnë denoncime. Ueb faqja e komunës, paraqit problem https://tetova.gov.mk/ereport/ Udhëheqës për informim - zyra e kryetarit të komunës.
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Çdo të premte të fundit të çdo muaji komuna organizon ditë të hapura ndër të cilat është diskutuar dhe kjo çështje. Kryetari i komunës.
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Kryetari i komunës, departamenti për ndërmarrje publike, udhëheqësi i departamentit për financa dhe udhëheqësi i njësisë për buxhet.