Ballafaqimi me mbeturinat komunale dhe ngritja e vetëdijes te qytetarët e Bogovinës

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor lidhur me projektin „Përmirësimi i grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e Bogovinës“. Kjo do të përfshijë edhe aktivitete të cilat do të kontribuojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për një ambient më të pastër jetësor. Aktivitetet kryesore për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: vizita terreni të lagjeve dhe lokaliteteve me ambient dukshëm të papastër; debate publike me faktorë të prekur dhe vendimmarrës; shpalljen e konstatimeve të monitorimin në rrjetet sociale (FB, Instagram etj); zbatimin e anketave për gjendjen e ambientit jetësor në komunë etj.

Temë e monitorimit lokal është mënyra e udhëheqjes dhe përzgjedhja e mbeturinave në Bogovinë.

Zbatues
Shoqatë për kulturë, art, arsim, sport dhe veprimtari botuese, INTUITA Tetovë
Vendndodhja
Bogovinje
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Në takimin e mobilizuesve me kryetarin e komunës, inspektorin për ambient jetësor, drejtorin e NPK - Sharri dhe udhëheqësin e financave NPK - Sharri, u vërtetua vendimi për fillimin e realizimit te çështjes që monitorohet. Kryetari i komunës.
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk ka ende furnizime për projektin Udhëheqesi i departamentit të financave.
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Ka pasur takime me qytetarë të cilët kanë dashur të raportojnë raste, por nuk kanë dashur raportimet të shkëmbehen publikisht. Kryetari i komunës, inspektori për ambient jetësor, drejtori i NPK - Sharri, udhëheqësi i financave NPK - Sharri.
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Komuna ka krijuar një ekip të NPK-Sharri, i cili pas paraqitjes së denoncimit nëpërmjet FB- faqes nga ana e qytetarëve, menjëherë intervenojne në lokacionet në cilët ka kushte për pastrim dhe ku i njëjti mund të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë . Kryetari i komunës, drejtori i NPK - Sharri
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Komuna e Bogovinës krahas ekipit te NPK, ka lënë në kujdestari edhe rendmbajtesit komunalë te cilët janë në dispozicion për të konstatuar gjendjen, parandaluar si dhe ndermarrë masa sipas rregullores për ambient jetësor të komunës. Kryetari i komunës, drejtori i NPK - Sharri
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Pas denoncimeve, respektivisht pas fillimit të projektit për ngritjen e vetedijes kolektive, inspektorati komunal dhe ndërmarrja janë vënë në lëvizje për ruajtjen e mjedisit si dhe ndërmarrjen e masave ndaj ndotësve potencialë. Kryetari i komunës, NPK - Sharri dhe inspektori komunal për ambient jetësor.
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Komuna e Bogovinës ka filluar me mënjanimin e deponive ilegale te cilat janë raportuar, si dhe kryetari i komunes se bashku me NPK "Sharri" jane angazhuar intensivisht ne pastrimin e rrugeve dhe ambientit te fshatrave te komunes se Bogovines. Kryetari i komunës. https://www.shqip.media/bogovine-projekti-i-shoqates-intuita-i-mbeshtetur-nga-ifes-zbulon-mbi-15-deponi-te-egra/?fbclid=IwAR1WGNB321T6nuFMu3B611my0RwSZZR_0mR0SwdjwSmHMMpq9N9IwCPp4l4 https://www.facebook.com/besnikemshiu/posts/pfbid0L8ghg4NbDMMqcKigK3tDVReCzAMSGmS4MeUSYS5zoXUnQYQ2EmsEHD5PLZxjYXdEl https://www.facebook.com/besnikemshiu/posts/pfbid02jisJYd9rZGdRKxc3uUWgtFfW7LhXqhUtwDGtj6pXT3AbjFbXXykDL33SwKcH3CKml https://www.facebook.com/besnikemshiu/posts/pfbid02MU1FEKps4wcYB4c7uTHHAuqdxrGiwZ4LEhXJL5Ji3EEVR2V2V56EQXTeZeeeMRpFl
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Per shkak se komuna e Bogovinës eshte komunë e vogël rurale, si pasojë e krizës ekonomike ka rënie të nivelit të taksapaguesve dhe si pasoje e kesaj ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës. Kryetari i komunës, udheheqesi i sektorit për financa në NPK - Sharri.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Të gjitha parakushtet janë përmbushur, por ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës, për shkak të krizës ekonomike me të cilën ballafaqohet vendi. Komuna e Bogovinës, udhëheqësi i sektorit per financa dhe buxhet.
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Kryetari i komunës është i interesuar që ky projekt të realizohet dhe kontribuon në realizimin e tij. Kryetari i komunës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti vazhdon me realizimin. Kryetari i komunës, shoqata Intuita.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Projekti vazhdon me realizimin. Kryetari i komunës, shoqata Intuita.
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Për shkak të problemeve teknike (hosting) dhe azhurimit jo në kohë, të dhënat nuk janë paraqitur në ueb faqen e komunës. Ueb faqja e komunës https://komunabogovine.gov.mk/?lang=mk Udhëheqësi i informimit - zyra e kryetarit të komunës.
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Ueb faqja e komunës https://komunabogovine.gov.mk/?lang=mk Udhëheqësi i informimit - zyra e kryetarit të komunës.
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Јо Informacionet për statusin e projektit shkëmbehen me palët e prekura me kërkesën e tyre, por në këtë periudhë nuk ka pasur kërkesa të tilla, përveç nga organizata Intuita e cila e monitoron çështjen. Kryetari i komunës, Udhëheqësi i inspektoratit komunal dhe shoqata Intuita.
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Mobilizuesit e organizatës Intuita mbajnë kontakte joformale të rregullta me komunën, udhëheqësin e inspektoratit dhe drejtorin e NPK. Mobilizuesit, koordinatori i projektit dhe udhëheqësi i projektit.
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët e komunës së Bogovinës nuk janë përfshirë në debate për çështjen që monitorohet. Drejtori i NPK Sharri, Kryetari i komunës.
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk është dorëzuar një iniciativë të tillë. Kryetari i komunës.
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Qytetarët marrin pjesë me atë që denoncojnë ndotësit dhe deponitë të paligjshme, përmes faqes "Mobilizohu, Informohu, Raporto - Bogovinë''. Qytetarët, shoqata Intuita. https://www.facebook.com/profile.php?id=100088706015514
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Deri më tani nuk janë realizuar debate publike mbi temën. Shoqata Intuita më datën 16 mars ka planifikuar një debat publik, aktivitet dhe ekspozitë me foto nga vendet tek të cilat ka deponi të paligjshme. Shoqata "Intuita"
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Qytetarët mund të paraqesin problemet në ueb faqen zyrtare të komunës së Bogovinës në pjesën - paraqit problem. https://komunabogovine.gov.mk/%d0%bf%d1%80%d0%b8%d1%98%d0%b0%d0%b2%d0%b8-%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b1%d0%bb%d0%b5%d0%bc/?lang=mk
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna organizon ditën e hapur me rastin e ditës së komunës së Bogovinës, por jo ditë të ndërlidhura me këtë temë. Kryetari i komunës.
      4.4 Iniciativat qytetare Po Iniciativa qytetare për këtë kategori janë ndërmarrë nga bashkësite lokale të vendbanimeve të ndryshme në komunën e Bogovinës, dhe të njëjtat janë mbështetur me vetëfinancim dhe donacione nga mërgimtarët. Udhëheqësi i njësisë për bashkësitë lokale.