Ballafaqimi me mbeturinat komunale dhe ngritja e vetëdijes te qytetarët e Bogovinës

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor lidhur me projektin „Përmirësimi i grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e Bogovinës“. Kjo do të përfshijë edhe aktivitete të cilat do të kontribuojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për një ambient më të pastër jetësor. Aktivitetet kryesore për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: vizita terreni të lagjeve dhe lokaliteteve me ambient dukshëm të papastër; debate publike me faktorë të prekur dhe vendimmarrës; shpalljen e konstatimeve të monitorimin në rrjetet sociale (FB, Instagram etj); zbatimin e anketave për gjendjen e ambientit jetësor në komunë etj.

Temë e monitorimit lokal është mënyra e udhëheqjes dhe përzgjedhja e mbeturinave në Bogovinë.

Zbatues
Shoqatë për kulturë, art, arsim, sport dhe veprimtari botuese, INTUITA Tetovë
Vendndodhja
Bogovinje
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Në takimin e mbajtur me kryetarin e komunës, inspektorin për ambient jetësor, drejtorin e NPK - Sharri dhe udhëheqësin e financave NPK - Sharri, u konfirmua vendimi për fillimin e realizimit te çështjes që monitorohet. Kryetari i komunës.
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk ka ende furnizime për projektin Udhëheqesi i financave.
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Kryetari i komunës, inspektori për ambient jetësor, drejtori i NPK - Sharri, udhëheqësi i financave NPK - Sharri.
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Kryetari i komunës, drejtori i NPK - Sharri
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Kryetari i komunes se Bogovines i ka vënë në dispozicion NPK - Sharrin dhe inspektoratin komunal. Kryetari i komunës, drejtori i NPK - Sharri.
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Komuna pas denoncimit te mobilizuesve ka vepruar në bazë të rasteve të raportuara. Kryetari i komunës.
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Komuna e Bogovines ka filluar me menjanimin e deponive ilegale te cilat jane raportuar. Këshilltar komunal per ambient jetësor, rendmbajtes komunal.
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Per shkak të investimeve në infrastrukturen rrugore dhe pageses së ulët të taksave dhe obligimeve komunale, ka mungese të mjeteve në buxhetin e komunës. Kryetari i komunes, udheheqesi i sektorit per financa ne NPK Sharri.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Ka mungesë të mjeteve ne buxhetin e komunës. Kryetari i komunes, udhehëqesi i sektorit per financa ne NPK Sharri.
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Kryetari i komunës është i interesuar që ky projekt të realizohet. Kryetari i komunës.
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti vazhdon me realizimin. Kryetari i komunës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Projekti vazhdon me realizimin. Kryetari i komunës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Ueb faqja e komunës https://komunabogovine.gov.mk/?lang=mk Udhëheqësi i informimit - zyra e kryetarit të komunës.
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Informatat per statusin e projektit mund të merren me anë te Kërkesës për informim me karakter publik. Udhëheqësi i informimit - zyra e kryetarit të komunës.
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Јо Informacionet për statusin e projektit shkëmbehen me palët e prekura me kërkesën e tyre, por në këtë periudhë nuk ka pasur kërkesa të tilla, përveç nga organizata Intuita e cila e monitoron çështjen. Kryetari i komunës, Udhëheqësi i inspektoratit komunal.
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Mobilizuesit e organizatës Intuita mbajnë kontakte të rregullta me komunën, udhëheqësin e inspektoratit dhe drejtorin e NPK. Mobilizuesit.
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët e komunës së Bogovinës nuk janë përfshirë në debate për çështjen që monitorohet. Drejtori i NPK Sharri, Kryetari i komunës.
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Per shkak të resurseve te pakta në komunë, qytetarët janë të vetedijshëm që komuna e ka te pamundur te mbeshtese iniciativat e qytetareve. Kryetari i komunës.
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Qytetarët marrin pjesë me atë që denoncojnë ndotësit dhe deponitë jolegale. Qytetarët
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Nuk janë realizuar debate publike për temën. Kryetari i komunës.
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ne ueb faqen zyrtare te komunës se Bogovinës qytetarët mund të paraqesin problemet në pjesën - paraqit problem. Keshilltar/inspektor komunal.
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna organizon ditën e hapur me rastin e ditës së komunës së Bogovinës. Kryetari i komunes.
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Per shkak të resurseve te pakta në komunë, qytetarët janë të vetedijshëm që komuna e ka të pamundur të mbështesë iniciativat e qytetareve. Udheheqesi për informim - zyra e kryetarit të komunës.