Ndërtimi i shtëpisë për të moshuarit në Kavadar

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimeve zgjedhore të kryetarit të komunës lidhur me „Krijimin e hapësirës moderne dhe urbane për kënaqjen e nevojave të popullatës më të moshuar në komunën e Kavadarit “ Ky premtim është vënë në programin zgjedhor të komunës së Kavadarit për vitin 2022. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë kanalet e komunikimit me palët e prekura lidhur me premtimin; hulumtimet dhe përhapjen anë e mbanë të rezultateve të hulumtimit përmes mediave sociale dhe tradicionale; diskutimet publike me palët e prekura e ngjashëm.

Temë e monitorimit lokal është ndërtimi i shtëpisë për të moshuarit që parashikohet të ndërtohet në kushte moderne me çka do t’i kënaqë nevojat për një jetë më dinjitoze për personat e moshuar në Kavadar.

Zbatues
Shoqatë për inkuadrim social evropian ESI NELIS Shkup
Vendndodhja
Kavadarci
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Shtëpia e të moshuarve në Kavadar nuk është e paraparë në programin e ri për vitin 2023, por pas përpjekjeve të shoqatës Esi Nelis janë bërë negociata me Qeverinë dhe është marrë vendim që të financohet ndërtimi nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Sekretari i komunës së Kavadarit
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk është zbatuar proces të prokurimit publik Sekretari i komunës së Kavadarit
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Komuna ka zhvilluar një takim me ministreshën e punës dhe politikës sociale, për mundësinë që MPPS të marrë përgjegjësi në lidhje me financimin e këtij projekti. https://kanal5.com.mk/sredba-trenchevska-janchev-se-razgoravashe-za-sorabotkata-megju-mtsp-i-opshtina-kavadarci/a567642
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Kompetencat e komunës përfshijnë përgatitjen e dokumentacionit urbanistik, përgatitjen e planit urbanistik, përpunimin e dokumentacionit teknik– ndërtimor, etj. Ekspert - arkitekt nga komuna e Shtipit i cili është në bashkëpunim me projekt e komunës së Kavadarit, Sekretar i komunës së Kavadarit
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Јо Për momentin jo, por komuna do t'i përshpejtojë aktivitetet në periudhën vijuese Ekspert - arkitekt nga komuna e Shtipit i cili është në bashkëpunim me projekt e komunës së Kavadarit,
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Edhe pse projekti nuk është i paraparë në programin e komunës, planifikohet të realizohet përmes mjeteve financuese nga MPPS, veç kësaj është mbajtur takimi i parë koordinues i suksesshëm me ministreshën që do të thotë se ka avancime lidhur me këtë çështje Sekretar i komunës së Kavadarit
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Projekti është ende në fazën përgatitore Sekretar i komunës së Kavadarit
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Një nga arsyet më domethënëse se pse Komuna nuk e ndërton vetë shtëpinë e të moshuarëve ka të bëjë pikërisht me mungesën e fondeve në buxhetin komunal, prandaj kërkohet të bashkëpunohet me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Informata nga disa takime me komunën, Sekretari i komunës, Bashkëpunëtori i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore N/A Projekti ende nuk ka filluar Sekretar i komunës së Kavadarit
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Premtimi zgjedhor mbetet prioritet kështu që për këtë arsye kërkohet të bashkëpunohet me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale- me qëllim që të realizohet e njëjta Sekretar i komunës së Kavadarit
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti nuk ka filluar Sekretar i komunës së Kavadarit
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Projekti nuk ka filluar Sekretar i komunës së Kavadarit
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Po Nuk ka informata në ueb faqen e komunës, por në FB profilin e kryetarit të komunës është publikuar lajmi për takimin me ministreshën e Punës dhe Politikës Sociale lidhur me mundësinë për ndërtimin e shtëpisë së të moshuarve në Kavadar. https://www.facebook.com/MitkoJanchev/posts/pfbid0YotRHBcHA8XVmYSHbT6QXb7sJsT1MTkbnpb6xneALEGbkLF2ZsCMfJVS93wfQGuZl?__cft__[0]=AZU_qUWoaQ4zEnftzaWsqt1QR5vRmAQLgMiSbQVNL_pssMHvSk1DSygliuxSX-iAAXnQGyhFWWC7BipRDMQUf44ID40BaAhAzb1dA3wiP9VbkmrdSuVHqz8xY8Lyz8WGFnQ_JswlI2CUURC3cW3r3rESWuzXduDFIkTR0CAExVX3yxgR5oy4ReFqzGLF70qJLCSCDIP4hZvaOhMV26Gjir2a&__tn__=%2CO%2CP-R
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Në bazë të përvojave të shoqatës Esi Nelis, komuna në kohë iu është përgjigjur të gjitha kërkesave për qasje në informata të karakterit publik. Ekip të mobilizuesve nga organizata Esi Nelis
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Përvoja të deritanishme të ekipit që monitoron çështjen
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Para takimit zyrtar në komunë, mobilizuesit kanë pasur një bisedë telefonike me një nga përfaqësuesit e komunës, gjatë së cilës janë ndarë informacione në mënyrë joformale. Ekip të mobilizuesve nga shoqata Esi Nelis
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Është dorëzuar një iniciativë për ndërtimin e shtëpisë së të moshuarve nga Shoqata e Pensionistëve Shoqata e pensionistëve, bashkëpunëtor i ri për përgatitje dhe analizë të projekteve në komunën e Kavadarit
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Shoqata e pensionistëve të komunës së Kavadarit, ka dorëzuar një iniciativë për ndërtimin e shtëpisë së të moshuarve, e cila është pranuar nga komuna. Bashkëpunëtor i ri për përgatitje dhe analizë të projekteve në komunën e Kavadarit
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Sekretar i komunës së Kavadarit
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Në muajin shkurt nuk janë mbajtur ngjarje publike lidhur me këtë çështje Qytetarë
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ekziston mundësi për pjesëmarrje elektronike në ueb faqen e komunës, por ende nuk është shfrytëzuar për këtë çështje Ueb faqja e komunës së Kavadarit (https://kavadarci.gov.mk/)
      4.3 Ditët e hapura të komunës Јо Komuna e Kavadarit nuk organizon ditë të hapura të komunës Ueb faqja e komunës së Kavadarit (https://kavadarci.gov.mk/)
      4.4 Iniciativat qytetare Po Iniciativa e shoqatës së pensionistëve të komunës së Kavadarit Bashkëpunëtor i ri për përgatitje dhe analizë të projekteve në komunën e Kavadarit