Ndërtimi i shtëpisë për të moshuarit në Kavadar

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimeve zgjedhore të kryetarit të komunës lidhur me „Krijimin e hapësirës moderne dhe urbane për kënaqjen e nevojave të popullatës më të moshuar në komunën e Kavadarit “ Ky premtim është vënë në programin zgjedhor të komunës së Kavadarit për vitin 2022. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë kanalet e komunikimit me palët e prekura lidhur me premtimin; hulumtimet dhe përhapjen anë e mbanë të rezultateve të hulumtimit përmes mediave sociale dhe tradicionale; diskutimet publike me palët e prekura e ngjashëm.

Temë e monitorimit lokal është ndërtimi i shtëpisë për të moshuarit që parashikohet të ndërtohet në kushte moderne me çka do t’i kënaqë nevojat për një jetë më dinjitoze për personat e moshuar në Kavadar.

Zbatues
Shoqatë për inkuadrim social evropian ESI NELIS Shkup
Vendndodhja
Kavadarci
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Vendimi që është marrë lidhur me këtë çështje është se Ministria e punës dhe politikës sociale do ta financojë ndërtimin e shtëpisë për të moshuarit në Kavadar. Sekretari i komunës së Kavadarit
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Ende nuk po zbatohet procesi i furnizimeve publike Sekretari i komunës së Kavadarit
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Deritash është mbajtur një takim me ministren e PPS-së, për mundësinë që MPPS të marrë përgjegjësi në lidhje me financimin e këtij projekti. Poashtu në të kaluarën, janë zhvilluar takime të kryetarit të komunës me Shoqatën e pensionistëve të Kavadarit. https://kanal5.com.mk/sredba-trenchevska-janchev-se-razgoravashe-za-sorabotkata-megju-mtsp-i-opshtina-kavadarci/a567642 Sekretari i komunës së Kavadarit
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Kompetencat e komunës përfshijnë përgatitjen e dokumentacionit urbanistik, përgatitjen e planit urbanistik, përpunimin e dokumentacionit teknik– ndërtimor, etj. Deritash nuk ka asgjë të re për këtë çështje. ekspert - arkitekt i komunës së Shtipit i cili bashkëpunon në projektin e komunës së Kavadarit, bisedë telefonike me sekretarin e komunës së Kavadarit.
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Јо Ende nuk kanë arrirë punët në këtë fazë. ekspert - arkitekt i komunës së Shtipit i cili bashkëpunon në projektin e komunës së Kavadarit
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Јо Nuk realizohen aktivitetet e planit të realizimit, vetëm se disa përgatitje, si për shembull takimet. Bisedë telefonike me sekretarin e komunës së Kavadarit.
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Projekti është ende në fazën përgatitore Sekretari i komunës së Kavadarit
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Një nga arsyet se pse Komuna nuk e ndërton vetë shtëpinë e të moshuarëve është pikërisht mungesa e mjeteve në buxhetin komunal, prandaj kërkohet të bashkëpunohet me Ministrinë e punës dhe politikës sociale. Informata nga disa takime me komunën, sekretari i komunës, bashkëpunëtori i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore N/A Ky projekt nuk ka arrirë deri në atë fazë ku do të mungojë parakushti themelor sepse ende po planifikohet ndërtimi i saj. Sekretari i komunës së Kavadarit
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Premtimi zgjedhor mbetet prioritar, për këtë gjë është kërkuar bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale që i njëjti të realizohet. Sekretari i komunës së Kavadarit
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti nuk ka filluar, për atë shkak nuk ekzistojnë kushtet që ai të ndalet shkaku i inspektimit apo hetimit. Sekretari i komunës së Kavadarit
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Projekti nuk ngec në ndërtimin e tij sepse i njëjti nuk ka filluar. Sekretari i komunës së Kavadarit
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Po Në ueb-faqen e Komunës nuk ka informacion, por në disa ueb-portale në rrjetet sociale, si dhe në profilin e kryetarit Mitko Jançev, është shpërndarë lajmi për takimin e zhvilluar mes tij dhe ministres së punës dhe politikës sociale. . https://www.facebook.com/MitkoJanchev/posts/pfbid0YotRHBcHA8XVmYSHbT6QXb7sJsT1MTkbnpb6xneALEGbkLF2ZsCMfJVS93wfQGuZl?__cft__[0]=AZU_qUWoaQ4zEnftzaWsqt1QR5vRmAQLgMiSbQVNL_pssMHvSk1DSygliuxSX-iAAXnQGyhFWWC7BipRDMQUf44ID40BaAhAzb1dA3wiP9VbkmrdSuVHqz8xY8Lyz8WGFnQ_JswlI2CUURC3cW3r3rESWuzXduDFIkTR0CAExVX3yxgR5oy4ReFqzGLF70qJLCSCDIP4hZvaOhMV26Gjir2a&__tn__=%2CO%2CP-R https://narodenglas.com/%D0%B2%D0%BB%D0%B0%D0%B4%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D1%9C%D0%B5-%D1%84%D0%B8%D0%BD%D0%B0%D0%BD%D1%81%D0%B8%D1%80%D0%B0-%D0%B8%D0%B7%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%B4%D0%B1%D0%B0-%D0%BD%D0%B0-%D0%B4%D0%BE%D0%BC-%D0%B7/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Në bazë të përvojave të shoqatës Esi Nelis, komuna në kohë iu është përgjigjur të gjitha kërkesave për qasje në informacion me karakter publik. Ekipi i mobilizuesve të organizatës Esi Nelis
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Deritash përvoja jonë lidhur me informacionet e shkëmbyera të komunës ka qenë pozitive. Takimet me komunës janë zhvilluar në një kohë shumë të shkurtër pas një kërkese të mëparshme zyrtare. Informacioni po shkëmbehet. Përvojat e deritashme të ekipit i cili e monitoron çështjen.
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Para takimit zyrtar në komunë, mobilizuesit kanë pasur një bisedë telefonike me një nga përfaqësuesit e komunës, gjatë së cilës janë ndarë informacione në mënyrë joformale Ekipi i mobilizuesve të organizatës Esi Nelis
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Më parë komuna ka realizuar takim me Shoqatën e pensionistëve të Kavadarit, ku ua ka prezantuar projekt-idenë për këtë shtëpi dhe funksionin e tij, ndërsa shoqata ka marrë pjesë me propozimet e saja plotësuese. Shoqata e pensionistëve, bashkëpunëtor i ri për përgatitje dhe analizë të projekteve në komunën e Kavadarit
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Shoqata e pensionistëve të komunës së Kavadarit, ka dorëzuar një iniciativë për ndërtimin e shtëpisë së të moshuarve, me ç'gjë është realizuar takim mes komunës dhe Shoqatës së pensionistëve. bashkëpunëtor i ri për përgatitje dhe analizë të projekteve në komunën e Kavadarit
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Sekretari i komunës së Kavadarit
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Në muajin mars nuk janë mbajtur ngjarje publike lidhur me këtë çështje. Më parë është bërë një takim me pensionistët, takime informuese me ESI NELIS, por vetëm kaq. Shoqata e pensionistëve, ESI NELIS
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Ekziston mundësi për pjesëmarrje elektronike në ueb faqen e komunës, por ende nuk është shfrytëzuar për këtë çështje Ueb faqja e komunës së Kavadarit (https://kavadarci.gov.mk/)
      4.3 Ditët e hapura të komunës Јо Komuna e Kavadarit nuk organizon ditë të hapura të komunës Ueb faqja e komunës së Kavadarit (https://kavadarci.gov.mk/)
      4.4 Iniciativat qytetare Po Iniciativa e shoqatës së pensionistëve të komunës së Kavadarit Bashkëpunëtor i ri për përgatitje dhe analizë të projekteve në komunën e Kavadarit, Shoqata e pensionistëve