Ndërtimi i shtëpisë për të moshuarit në Kavadar

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimeve zgjedhore të kryetarit të komunës lidhur me „Krijimin e hapësirës moderne dhe urbane për kënaqjen e nevojave të popullatës më të moshuar në komunën e Kavadarit “ Ky premtim është vënë në programin zgjedhor të komunës së Kavadarit për vitin 2022. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë kanalet e komunikimit me palët e prekura lidhur me premtimin; hulumtimet dhe përhapjen anë e mbanë të rezultateve të hulumtimit përmes mediave sociale dhe tradicionale; diskutimet publike me palët e prekura e ngjashëm.

Temë e monitorimit lokal është ndërtimi i shtëpisë për të moshuarit që parashikohet të ndërtohet në kushte moderne me çka do t’i kënaqë nevojat për një jetë më dinjitoze për personat e moshuar në Kavadar.

Zbatues
Shoqatë për inkuadrim social evropian ESI NELIS Shkup
Vendndodhja
Kavadarci
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Vendimi i vetëm i cili është marrë deri më tani ka të bëjë me përfshirjen e projektit në programin për urbanistikë dhe aktivitete komunale për vitin 2023, i cili do të publikohet në ueb-faqen e Komunës së Kavadarit në janar të vitit 2023. Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Procesi i prokurimit lidhur me projektin ende nuk është zbatuar Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Meqenëse projekti planifikohet për vitin 2023, ende nuk janë zhvilluar takime zyrtare të rëndësishme Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Ende nuk është përgatitur plani për realizim, por është planifikuar një lokacion në të cilin do të ndërtohet shtëpia për të moshuarit Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Јо Të gjitha aktivitetet janë paraparë të fillojnë në vitin 2023 Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor N/A Ende nuk janë realizuar aktivitetet specifike nga plani për shkak se projekti ende nuk ka filluar. Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor N/A Rezultatet fillestare të zbatimit të projektit ende nuk janë të dukshme për shkak se projekti ende nuk ka filluar. Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës N/A Projekti ende nuk ka filluar. Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore N/A Projekti ende nuk ka filluar. Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Projekti ende nuk ka filluar, është paraparë të jetë prioritet në vitin 2023 Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti ende nuk ka filluar. Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Projekti ende nuk ka filluar. Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës N/A Ende nuk ka informata publike në ueb-faqen e komunës, por pritet që programi vjetor i komunës të jetë në dispozicion gjatë muajit janar, në të cilin do të vërehet nëse çështja do të realizohet sipas premtimeve. Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Kur mobilizatorët biseduan në telefon me udhëheqësin e sektorit për rregullimin dhe disponimin e tokës ndërtimore, u këshilluan t'i kërkojnë të gjitha informacionet e nevojshme nëpërmjet dorëzimit të kërkesës për qasje në informata të karakterit publik. Mobilizatorë lokal nga organizata ESI NELIS
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Mobilizatorët realizuan takim me komunën për një kohë shumë të shkurtër pas pranimit të kërkesës zyrtare. Mobilizatorë lokal nga organizata ESI NELIS, Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Para takimit zyrtar në komunë, mobilizatorët morrën informata nga përfaqësues të komunës përmes një bisedeje telefonike Bisedë telefonike me udhëheqësin e sektorit për rregullimin dhe disponimin e tokës ndërtimore
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Janë dorëzuar iniciativa nga shtëpia e të moshuarve Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Komuna e Kavadarit u pajtua me iniciativën e dorëzuar nga shtëpia e të moshuarve. Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta N/A Zbatimi i çështjes nuk ka filluar Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Të njëjtat janë të parapara pas nisjes së projektit Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. N/A Ekzistojnë këto mundësi në faqen e komunës, por ende nuk janë shfrytëzuar për këtë çështje Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit (https://kavadarci.gov.mk/)
      4.3 Ditët e hapura të komunës Јо Komuna e Kavadarit nuk zhvillon ditë të hapura lidhur me këtë çështje Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit
      4.4 Iniciativat qytetare Po Iniciativa e shtëpisë së të moshuarve të qytetit të Kavadarit Bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe analizën e projekteve në komunën e Kavadarit