Iniciativë për kushte më të mira për jetesë dhe përmirësimin e ambientit jetësor në komunitetin rom në Koçanë

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor të vitit 2021 lidhur me „Përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom në komunën e Koçanit përmes përmirësimit të grumbullimit të mbeturinave dhe krijimit të sipërfaqeve të gjelbra rekreative për të rinjtë dhe të moshuarit“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: hulumtimin për mendimin e qytetarëve; formimin e grupit të punës nga qytetarët, qëllimi i të cilëve do të jetë ndjekja e aktiviteteve të vetëqeverisjes lokale lidhur me premtimin zgjedhor; marrëveshjen trepalëshe (organizatë qytetare, kryetar komune dhe ndërmarrje publike për higjienë komunale), duke përfshirë edhe planin e veprimit për implementim; aksionet guerile dhe konferenca për shtyp.

Temë e monitorimit lokal është mirëmbajtja e pastërtisë publike në komunitetin rom në komunën e Koçanit.

Zbatues
Qendër për zhvillimin e komunitetit SVETLLA IDNINA Koçanë
Vendndodhja
Kočani
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Me miratimin e programeve zhvillimore në fushën e kompetencave të këshillit komunal të komunës së Koçanit, supozohet se është marrë vendimi për zbatimin e programit. Sekretar i Komunës së Koçanit
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Programi për pastërtinë publike dhe pastrimin e deponive të paligjshme zbatohet nga Ndërmarrja Publike Komunale dhe nuk ka nevojë për prokurim publik nga komuna. NPK Ujësjellësi
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Gjatë muajit shkurt janë mbajtur disa takime informative nga komuna e Koçanit në të cilën kanë marrë pjesë punonjësit e komunës së Koçanit, përfaqësues nga komuniteti, anëtarë të organizatës dhe mobilizuesit nga organizata Svetla Idnina. Një ekip të mobilizuesve nga organizata Svetla Idnina, të cilët kanë qenë prezent në takimet
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Sekretar i Komunës së Koçanit
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Të gjitha parakushtet janë plotësuar. Inspektori komunal i komunës së Koçanit
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Së paku një herë në muaj, NPK Ujësjellësi pastron deponitë të paligjshme në lagjen e komunitetit rom NPK Ujësjellësi Sekretar i Komunës së Koçanit
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Po, në kuadër të programit për higjienën komunale dhe pastërtinë publike si dhe aktivitetet e NPK Ujësjellësit, së paku një herë në muaj pastrohen deponitë e paligjshme në lagjen e komunitetit rom. NPK Ujësjellësi Sekretar i Komunës së Koçanit
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Megjithëse programet janë pranuar dhe miratuar, komuna ende nuk i posedon fondet e nevojshme për të vazhduar me realizimin e projektit. Sekretar i Komunës së Koçanit
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Në buxhetin e komunës së Koçanit ka mungesë të mjeteve financiare për vazhdimin e realizimit të projektit Sekretar i Komunës së Koçanit
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Gjendja e mjedisit jetësor në komunitetin rom gjithmonë paraqet një prioritet i lartë për komunën Referent për marrëdhëniet me bashkësitë etnike në komunën e Koçanit
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndaluar Sekretar i Komunës së Koçanit
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Nuk ka stagnim Sekretar i Komunës së Koçanit
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Informatat lidhur me statutin e projektit gjenden në ueb faqen e e QZHK Svetla Idnina, e cila gjithashtu monitoron projektin https://www.facebook.com/Kocani232?mibextid=ZbWKwL
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik N/A Informata mbi statutin e projektit mund të merren përmes dorëzimit të një kërkese për qasje në informata të karakterit publik, mirëpo nuk ka informata nëse janë dorëzuar kërkesa pikërisht për këtë çështje. Sekretar i komunës së Koçanit
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Komuna është në disponim të shkëmbejë informacione lidhur me projektin me të gjitha palët e interesuara Sekretar i komunës së Koçanit
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Ekipi projektues nga organizata Svetla Idnina, i cili punon mbi këtë projekt, është në komunikim të vazhdueshëm joformal me komunën. Ekipi projektues nga organizata Svetla Idnina
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Nëpërmjet tribunëve publike dhe bashkëpunimit me organizatat joqeveritare rome Sekretar i komunës së Koçanit
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Janë dorëzuar disa iniciativa mbi përmirësimin e mjedisit jetësor në komunitetin rom Ekipi projektues nga organizata Svetla Idnina
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Qytetarët marrin pjesë në zbatimin e projektit duke marrë pjesë në aksionet për pastrimin e deponive të paligjshme dhe aksionet për mbjelljen e drunjëve me qëllim të parandalohet hedhja e mbeturinave. Qytetarët
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume N/A Nuk ka informacion lidhur me ngjarjet publike të organizuara gjatë këtij muaji
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Përpos e-mail adresave të publikuara në ueb faqen e komunës, nuk ekzistojnë mënyra tjera për pjesëmarrje elektronike https://kocani.gov.mk/%d0%ba%d0%be%d0%bd%d1%82%d0%b0%d0%ba%d1%82/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna e Koçanit organizon ditë të hapura për qytetarët https://kocani.gov.mk/?s=%D0%BE%D1%82%D0%B2%D0%BE%D1%80%D0%B5%D0%BD+%D0%B4%D0%B5%D0%BD
      4.4 Iniciativat qytetare Po QZHK Svetla Idnina ka paraqitur disa iniciativa lidhur me çështjen e cila monitorohet https://www.facebook.com/Kocani232?mibextid=ZbWKwL