Iniciativë për kushte më të mira për jetesë dhe përmirësimin e ambientit jetësor në komunitetin rom në Koçanë

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor të vitit 2021 lidhur me „Përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom në komunën e Koçanit përmes përmirësimit të grumbullimit të mbeturinave dhe krijimit të sipërfaqeve të gjelbra rekreative për të rinjtë dhe të moshuarit“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: hulumtimin për mendimin e qytetarëve; formimin e grupit të punës nga qytetarët, qëllimi i të cilëve do të jetë ndjekja e aktiviteteve të vetëqeverisjes lokale lidhur me premtimin zgjedhor; marrëveshjen trepalëshe (organizatë qytetare, kryetar komune dhe ndërmarrje publike për higjienë komunale), duke përfshirë edhe planin e veprimit për implementim; aksionet guerile dhe konferenca për shtyp.

Temë e monitorimit lokal është mirëmbajtja e pastërtisë publike në komunitetin rom në komunën e Koçanit.

Zbatues
Qendër për zhvillimin e komunitetit SVETLLA IDNINA Koçanë
Vendndodhja
Kočani
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Që nga dhjetori i vitit 2022, nuk është marrë asnjë vendim lidhur me fillimin e zbatimit të projektit Komuna e Koçanit kocani.gov.mk
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Është e panevojshme, sepse pastrimi i deponive të paligjshme dhe programi për pastërti publike zbatohet nga ndërmarrjet publike. Komuna e Koçanit kocani.gov.mk
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Komuna nuk ka organizuar takime informuese. Organizata civile
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Për momentin nuk ka plan për realizimin e projektit, por në muajt në vijim do të iniciohet një plan veprimi për përmirësimin e mjedisit jetësor në Koçan. Sekretar i Komunës së Koçanit, inspektori komunal
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Kanë filluar aktivitetet për pastrimin e deponive të paligjshme Dukshëm në terren
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Janë vënë re aktivitete për pastrimin e deponive të paligjshme të cilët gjenden në afërsi të lagjes së komunitetit të romëve, si dhe vendosja e koshëve të rinj për mbeturina. Dukshëm në terren
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Rezultatet e para priten gjatë muajit janar 2023.
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Është miratuar programi për pastërtinë komunale, në të cilën janë përfshirë dhe rrugët në komunitetin rom. Sekretar i Komunës së Koçanit
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Të gjitha parakushtet janë plotësuar. Inspektori komunal i komunës së Koçanit Sekretar i komunës së Koçanit
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Çështja e monitoruar paraqet prioritet i lartë për komunën e Koçanit. Sekretar i komunës së Koçanit
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndërprerë Sekretar i komunës së Koçanit
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Nuk ka stagnim. Sekretar i komunës së Koçanit
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Nuk ka qasje në imforata në ueb-faqen e komunës. Informatat rreth statusit të projektit janë në disponim në Facebook faqen e organizatës e cila monitoron çështjen, Ardhmëria e Ndritur. ueb-faqja e komunës https://kocani.gov.mk/ Facebook faqja e organizatës Ardhmëria e Ndritur- Koçanë https://mk-mk.facebook.com/Kocani232/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Mund të merren informata mbi statusin e projektit përmes dorëzimit të një kërkeseje për qasje në informata të karakterit publik. Zyrtar për marrëdhënie me publikun
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Organizata - bartës i projektit, Qytetarë nga komuniteti rom
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Qytetarët, Organizata joqeveritare
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Po, qytetarët janë të kyçur nëpërmjet tribunave publike, forumeve publike, konsultimeve, etj. Qytetarët, organizata joqeveritare, palët e interesuara
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Janë dorëzuar disa iniciativa mbi çështjen e përmirësimit të mjedisit jetësor në komunitetin rom Organizata Ardhmëria e Ndritur, përgjegjëse për monitorimin e çështjes
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Pastrimi i deponive dhe veprime për mbjelljen e pemëve me qëllim parandalimin e hedhjes së mbeturinave Facebook faqja e organizatës Ardhmëria e Ndritur- Koçanë https://mk-mk.facebook.com/Kocani232/
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume N/A Komuna shpesh herë organizon ngjarje publike si për shembull forume buxhetore, forume tematike, etj. mirëpo nuk ka informacion rreth diskutimit të kësaj çështjeje ueb-faqja e komunës https://kocani.gov.mk/
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po ueb-faqja e komunës https://kocani.gov.mk/%d0%ba%d0%be%d0%bd%d1%82%d0%b0%d0%ba%d1%82/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna shpesh herë organizon ditë të hapura për qytetarët, ku marrin pjesë dhe qytetarët të komuniteti rom dhe japin sugjerime për përmirësimin e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e kushteve në komunitetin. ueb-faqja e komunës https://kocani.gov.mk/
      4.4 Iniciativat qytetare Po Organizata Ardhmëria e Ndritur ka dorëzuar disa iniciativa lidhur me këtë çështje, të cilat u pranuan nga komuna dhe tani janë në fazën e zbatimit. ueb-faqja e komunës https://kocani.gov.mk/ Facebook faqja e organizatës Ardhmëria e Ndritur- Koçanë https://mk-mk.facebook.com/Kocani232/