Qytetarët së afërmi - garazh shumëkatësh në Ohër

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i përmbushjes së premtimit zgjedhor lidhur me ndërtimin e garazhit shumëkatësh në komunën e Ohrit dhe shkallës së pjesëmarrjes dhe të inkuadrimit të qytetarëve në procesin e planifikimit urbanistik. Kjo do të mundësojë që publiku t’i shohë më mirë zhvillimet aktuale, dinamikën dhe aktivitetet e mbetura të vetëqeverisjes lokale lidhur me këtë çështje. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: takime me përfaqësues relevantë të vetëqeverisjes lokale dhe kërkesë për t’u shkëmbyer studimi i fizibilitetit për ndërtimin e garazhit; informimi i publikut dhe prezantimi i konstatimeve të mediave lokale dhe ngjashëm.

Temë e monitorimit lokal është ndërtimi i garazhit shumëkatësh në Ohër.

Zbatues
Shoqatë për integrim multikulturor – Inkluzioni, Ohër.
Vendndodhja
Ohrid
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Po, pasi që është përgatitur studimi i fizibilitetit për projektin nga pushteti i fundit lokal në komunën e Ohrit, janë shpenzuar mjete nga buxheti për këtë qëllim, por nuk ka të dhëna për gjendjen e tij. Raporti i kryetarit Kiril Pecakov (https://ohrid.gov.mk/wp-content/uploads/2017/08/Otcet_100_dena_2022.pdf)
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Po Po, me përgatitjen e dokumentacionit për projektin dhe planin, gjegjësisht aktiviteteve përgatitore lidhur me ndërtimin e garazhës shumëkatëshe, të përfshira në programin zhvillimor të komunës së Ohrit, kategoria: "Rregullimi i tokës ndërtimore" Në programin zhvillimor të komunës së Ohrit, kategoria: “Rregullimi i tokës ndërtimore” për periudhën 2022-2024, sektori B: “Asfaltimi dhe rikonstruksioni i rrugëve dhe rrugicave paraprake” numër rendor 3. “përpunimi i dokumentacionit teknik dhe të projektit për ndërtimin e garazhës shumëkatëshe”, ndërsa për të njëjtat janë planifikuar 4 300 000 00 denarë. (“Buletin Zyrtar të komunës së Ohrit” nr. 17, data 30.12.2021, f. 17)
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Nuk ka informata
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk ka informata
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Kryetari i komunës së Ohrit shpalli në media se është miratuar aprovimi konservues për garazhën shumëkatëshe/ 13.02.2022 Intervistë me kryetarin e komunës së Ohrit (https://ohrid24.mk/?p=24194&fbclid=IwAR1vQxb__J-aV32lpfPuZyo6yz0sqwJdfpH8rzPkmRlrjEeMuB0PpsXlIuo)
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Јо Nuk kanë filluar aktivitetet e dukshme dhe konkrete të planit. Teksti nga mediat https://tvm.mk/news/ohrid/katnata-garaza-zaglavena-vo-birokratska-lavirint/
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Nuk ka rezultate të dukshme fillestare nga zbatimi i projektit. Teksti nga mediat https://tvm.mk/news/ohrid/katnata-garaza-zaglavena-vo-birokratska-lavirint/
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës N/A Nuk ka informata
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Punohet intensivisht mbi projektin kapital për ndërtimin e garazhës shumëkatëshe afër pazarit. Procedurat administrative për të dy projektet janë në fazën përfundimtare dhe zbatohen të gjitha aktivitetet e planifikuara për kompletimin e dokumentacionit Raporti i kryetarit Kiril Pecakov (https://ohrid.gov.mk/wp-content/uploads/2017/08/Otcet_100_dena_2022.pdf)
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Ky projekt është prioritar dhe konfirmohet në programin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale të vitit 2021, sipas premtimeve dhe qëllimeve programore zgjedhore në pikën 2, me titull “Projektet prioritare të komunës së Ohrit për të gjithë, sektor 7; Programi i VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale të vitit 2021 (https://vmro-dpmne.org.mk/%d0%bb%d0%be%d0%ba%d0%b0%d0%bb%d0%bd%d0%b0-%d1%81%d0%b0%d0%bc%d0%be%d1%83%d0%bf%d1%80%d0%b0%d0%b2%d0%b0?fbclid=IwAR26NRVyn3b6Dcw03fs1ENwKibRSg7lL7EGNnIXzEi0toNcd_egXMWSyd-A)
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Nuk ka informata lidhur me hetimet.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Po Nuk ka informata publike lidhur me çështjen e stagnimit.
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Në ueb-faqen e komunës nuk ka informata lidhur me statusin e projektit. ueb-faqja e komunës së Ohrit (https://ohrid.gov.mk/)
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Mobilizuesit e komunitetit dhe ekipi i projektit deri më tani kanë dorëzuar kërkesë zyrtare në komunën e Ohrit për pranimin e studimit të fizibilitetit për garazhën shumëkatëshe. Kërkesa zyrtare për pranimin e studimit të fizibilitetit është dorëzuar me numrin e arkivit 122/2 2022
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Јо Përfaqësuesit e palëve të interesuara
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) N/A Nuk ka informata për shkëmbim joformal të informacioneve
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Komuna nuk i ka përfshirë qytetarët në vendimet lidhur me çështjen e monitoruar, por komuna e Ohrit ka zhvilluar një mekanizëm për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjet, duke organizuar ditë të hapura, seanca publike, etj. https://powerinfo.mk/%d0%be%d1%82%d0%b2%d0%be%d1%80%d0%b5%d0%bd%d0%b8-%d0%b4%d0%b5%d0%bd%d0%be%d0%b2%d0%b8-%d0%bd%d0%b0-%d0%be%d0%bf%d1%88%d1%82%d0%b8%d0%bd%d0%b0-%d0%be%d1%85%d1%80%d0%b8%d0%b4-%d0%b7%d0%b0-%d0%bf%d1%80/
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Mediat dhe ueb-faqja e komunës së Ohrit (https://ohrid.gov.mk/)
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Çështja e monitoruar paraqet investim serioz kapital për komunën dhe ekzistojnë burime të caktuara financimi për të, qytetarët nuk kanë kontribuar me resurset dhe pjesëmarrjen e tyre. Burimet për financimin e projektit (https://ohrid.gov.mk/wp-content/uploads/2017/08/Sluzben_glasnik_2021_17.pdf)
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Nuk ka informata lidhur me realizimin e ngjarjeve publike
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Seksioni - raportoni një problem në ueb-faqen e komunës së Ohrit (https://ohrid.gov.mk/%d0%ba%d0%be%d0%bd%d1%82%d0%b0%d0%ba%d1%82/)
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna organizon ditë të hapura të komunës, por nuk ka informacion rreth nisjes së çështjes. Njoftim nga mediat për ditët e hapura të komunës (https://www.ohridnews.com/otvoreni-denovi-na-opshtina-ohrid-za-predlozheniot-bu-et-za-2023-godina/)
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk ka informata mbi dorëzimin e iniciativave tjera qytetare lidhur me këtë çështje. ueb-faqja e komunës (https://ohrid.gov.mk/)