Salla sportive në SHMEK -Gostivar

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës në të cilën është duke u kryer rindërtimi i sallës sportive të shkollës së mesme ekonomike të komunës së Gostivarit (SHMEK). Kjo ishte pjesë e programit zgjedhor dhe aktivitetet e rindërtimit janë paraparë në planin komunal për zhvillim për vitin 2022-2023. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: takimet me vetëqeverisjen lokale dhe drejtorin e SHMEK-Gostivar; punëtoritë me palët e prekura; deklaratat dhe informimin e publikut përmes televizioneve lokale dhe mediave sociale.

Temë e monitorimit lokal është rindërtimi i sallës sportive në SHMEK „Gostivar“ nga Gostivari.

Zbatues
Shoqatë e qytetarëve INTEGRIMI I ROMËVE - Gostivar
Vendndodhja
Gostivar
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Miratimi i planit të zbatimit në Qeveri është në pritje. Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Së pari, plani i zbatimit duhet të miratohet nga Qeveria Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë zhvilluar biseda telefonike me personat kompetentë Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Është ërgatitur dhe dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Јо Nuk ka ende aprovim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për fillimin e aktiviteteve Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Јо Pritet aprovimi i planit të zbatimit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Projekti është përfshirë në programin e ri zhvillimor të komunës së Gostivarit, nuk ka rezultate tjera, aprovimet janë në pritje nga pushteti qendror Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Komuna është e në disponim të marrë pjesë me një pjesë të fondeve të caktuara për rindërtimin e sallës sportive të SHMEK-së Gostivar. Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Këtë vit projekti paraqet prioritet për komunën e Gostivarit. Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Nuk ka pengesa sepse procesi i zbatimit ende nuk ka filluar. Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Nuk ka stagnim, projekti ende nuk ka filluar Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Nuk ka informata publike të disponueshëm lidhur me statusin e premtimit zgjedhor i cili monitorohet Ueb faqja e komunës së Prilepit https://www.prilep.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Të gjithë të interesuarit kanë mundësi të dorëzojnë një kërkesë për të caktuar takim dhe të marrin informacione të duhura. Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Është përfshirë grupi i synuar (target grupi). Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk ka një iniciativë të tillë. Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Qytetarët nuk marrin pjesë në procesin e zbatimit në atë mënyrë Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Qytetarë
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Përveç kontakt formularit i cili gjendet në ueb faqen e komunës, nuk ekzistojnë mundësi të tjera për pjesëmarrje elektronike https://www.prilep.gov.mk/kontakt/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Kohë pas kohe organizohen ditë të hapura në komunë, përmes caktimit të një takimi paraprakisht Udhëheqësi i departamentit të arsimit.
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Deri më tani nuk është dorëzuar asnjë iniciativë civile lidhur me këtë çështje Udhëheqësi i departamentit të arsimit.