Një shans për të rinjtë – Tani!

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i përmbushjes së premtimit zgjedhor „Hapja e zonës mini-industriale në vendbanimin Podbregje“ që ka për synim ringjalljen e ekonomisë lokale në komunën e Jegunovcës dhe hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: hulumtimin në terren; takimet me vetëqeverisjen lokale, lobimin, mobilizimin e të rinjve dhe të popullatës lokale përmes përkujtimit të këtij premtimi dhe shkëmbimit të rezultateve të monitorimit; debatet publike me palët e prekura.

Temat e monitorimit lokal janë aktivitetet për hapjen e zonës industriale në vendbanimin Podbregje.

Zbatues
Shoqatë për zhvillimin rural Grupi lokal i veprimit Lag SKARDUS f. Јegunovcë, Jegunovcë
Vendndodhja
Jegunovce
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Ende nuk ka vendim për fillimin e realizimit Takim me kryetarin e komunës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Projekti nuk ka filluar dhe për këtë shkak nuk zbatohet procesi i furnizimit Kryetari i komunës dhe i punësuari nga komuna e Jegunovcës
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Nuk janë mbajtur takime me qytetarë për këtë çështje Takim me kryetarin e komunës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Është përgatitur plani i realizimit Takim me kryetarin e komunës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Mungon vetëm lejë nga Kadastri për tokën Takim me kryetarin e komunës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Јо Projekti nuk ka filluar Takim me kryetarin e komunës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Projekti nuk ka filluar Takim me kryetarin e komunës
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Nuk ka mjete të mjaftueshme në buxhet për vitin 2022 për këtë projekt Takim me kryetarin e komunës
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Legalizimi i tokës Takim me kryetarin e komunës
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Projekti ende është prioritet, por nuk ka mjete për realizim dhe do të jetë pjesë e programit vjetor për vitin 2023 në komunën e Jegunovcës Takim me kryetarin e komunës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti nuk ka filluar Takim me kryetarin e komunës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Arsyet janë të njohura Takim me kryetarin e komunës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Nuk ka asnjë informacion në dispozicion për premtimin në ueb faqe Takim me kryetarin e komunës
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Mund të dorëzohet kërkesë e karakterit publik Takim me kryetarin e komunës
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Mundësi e hapur për bashkëpunim Takim me kryetarin e komunës
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Kontakt i drejtpërdrejtë me qytetarët, përmes mbledhjeve joformale dhe takimeve Takim me kryetarin e komunës
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Deritash nuk ka pasur diskutime për këtë çështje me qytetarët Takim me kryetarin e komunës
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо (EN) The project has not started Takim me kryetarin e komunës
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta N/A Projekti nuk ka filluar Takim me kryetarin e komunës
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Deritash komuna nuk ka organizuar ngjarje publike për të përfshirë qytetarët për këtë çështje Takim me kryetarin e komunës
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ka opsion në ueb faqe - pjesë e veçantë, në mënyrë elektronike të parashtrohet kërkesë ose të paraqitet problemi Takim me kryetarin e komunës Ueb faqja e komunës (https://opstinajegunovce.gov.mk/)
      4.3 Ditët e hapura të komunës Јо Nuk ka ditët e hapura të komunës Takim me kryetarin e komunës
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk ka iniciativë qytetare Takim me kryetarin e komunës