Debat publik me Driton Demirin dhe Omer Ajdinin


Përmasa e germave

Më 12 shtator në ora 18:00 Dritoni dhe Omeri e mbajtën Debatin publik nëpërmes platformës Zoom.

Tema e tyre ishte ”Forcimi i mbështetjes lokale për promovimin e punësimit të të rinjve”. Nga hulumtimi të cilin ata e kanë bërë, kanë ardh në përfundim se studentët në shtetin tonë janë më të fokusuar për studimin e shkencave sociale se sa IT, matematikë, apo shkencat ekzakte. Ato mendojnë se nëse investohet në krijimin e qendrave apo inkubatorëve ku të rinjtë do të trajnohen për aftësitë që tregu kërkon, atëherë ekziston mundësia që investorë të jashtëm nga Evropa apo Shtete e Bashkuara të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë, në këtë formë ne do mund ta ulim numrin e papunësisë tek të rinjtë.

Në pjesën e diskutimit, të gjithë pjesëmarrësit dhanë mendimet e tyre se si këto vende ose qendra do t’u ndihmojnë të rinjëve që të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të punojnë këtu.

Çdo koment apo informatë kthyese që Dritoni dhe Omeri morrën do t’u ndihmojë atyre në zhvillimin e dokumentit për politika që më pas për të njejtin të lobojnë të zejë vend në plan programin e partisë së tyre për zgjedhjet lokale.

KUR

prej: 12-09-2020 18:00

deri: 12-09-2020 19:00

КU

Zoom platform

Galeri

Ngjarje të tjera

Interaktiv-Bitola: Tryezë e rrumbullakët në Manastir

Rinia e partive politike

19-06-2026

Takimi i Alumni-ve të Akademisë për Politika Publike - Pesë Gjenerata, Një Rrjet

Rinia e partive politike

12-06-2026

NMZZ – Gratë për Gratë: Aktivitetet e “Reality Check Board” në Shkup

Rinia e partive politike

08-06-2026