Vizitë studimore e APP-së në Zagreb, Republika e Kroacisë


Përmasa e germave

Pjesëmarrësit e të tre gjeneratave të Akademisë për Politika Publike (APP) do të jenë pjesë e vizitës studimore që do të zhvillohet në Zagreb, Republika e Kroacisë më 7 – 12 maj 2023.

Vizita studimore ka për qëllim njohjen e pjesëmarrësve të APP-së me mënyrat e ndryshme politike dhe institucionale të funksionimit të sistemeve politike. Përveç vizitës në institucione të shumta dhe takimeve me homologët e tyre në Kroaci, aktiviteti do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet pjesëmarrësve dhe zgjerimin e mëtejshëm të njohurive dhe përvojës së tyre.

Disa nga aktivitetet e parashikuara gjatë vizitës studimore janë:

– Konferencë njëditore e Alumni-ve ndërmjet Akademisë për Politika Publike (APP) dhe Akademisë për Zhvillim Politik – Kroaci. Gjatë konferencës pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë për pjesëmarrjen politike, politikën partiake dhe zhvillimin e politikave publike në Evropën Juglindore, nga politikanë aktualë dhe të mëparshëm, si dhe të shkëmbejnë përvoja mes dy Akademive.

– Vizitë në zyrën e Presidentit, ku pjesëmarrësit do të priten nga Sh.T. Zoran Millanoviq, President i Republikës së Kroacisë;

– Vizitë në zyrën e kryetarit të Zagrebit, ku pjesëmarrësit do të priten nga z. Tomislav Tomasheviq, Kryetar i qytetit të Zagrebit;

– Vizitë në Parlamentin e Republikës së Kroacisë;

– Vizita në partitë më të mëdha politike, si HDZ, SDP, MOST, etj.;

– Vizita në disa OShC si dhe në vende kulturore dhe historike në Zagreb.

KUR

prej: 07-05-2023 08:00

deri: 12-05-2023 21:00

КU

Zagreb, Republic of Croatia

Ngjarje të tjera

Paneli i dedikuar reklamave politike dhe integritetit të zgjedhjeve

Rinia e partive politike , Parti Politike

03-04-2024

Punëtori për vëzhguesit e akredituar në zgjedhje

Rinia e partive politike , Parti Politike

30-03-2024

Diskutim në panel: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara kombëtare për vlerësimin e rrezikut zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Rinia e partive politike , Parti Politike

27-03-2024