Diskutim: “Investimet e huaja direkte në Maqedoni: ëndërr apo realitet?”


Përmasa e germave

Në kuadër të Iniciativës inovative “Investime të huaja direkte në Maqedoni: ëndërr apo realitet?”, mobilizatori i komunitetit Filip Ivanovski organizon një ngjarje publike (diskutim) i cili do të mbahet më 1.12.2021 në kafenenë Woodstock.

Ngjarja ka për qëllim të nxisë diskutim mbi rëndësinë e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) për shoqërinë, do të analizojë marrëdhëniet ndërmjet IHD-ve dhe tregtisë, do të paraqesë një analizë krahasuese të IHD-ve për Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë sigurinë si një faktor kyç në tërheqjen e IHD-ve të reja. Do të prezantohen rezultatet e anketës për vetëdijen e publikut për IHD-të në Maqedoni, të realizuar në muajin gusht nga mbartësi i kësaj iniciative Filip Ivanovski.

Pas diskutimit, të pranishmit do të kenë mundësinë ta vazhdojnë diskutimin në një koktel joformal.

Do të ishim të nderuar nëse vini dhe merrni pjesë aktive në diskutim!

Për ata që duan të jenë pjesë, por nuk kanë mundësi të udhëtojnë në Shkup, mund të përfshihen dhe të ndjekin ngjarjen përmes transmetimit live në Facebook. Më shumë informacione rreth transmetimit të drejtpërdrejtë do të njoftohen disa ditë para eventit.

Folësit:

  1. Filip Ivanovski – Mobilizator i komunitetit që monitoron Qeverinë në aspektin e tërheqjes së investimeve të huaja direkte në Maqedoni
  2. David Saltamarski – doktorant i shkencave ekonomike në Universitetin “Kliment Ohridski” Manastir, ka ndjekur studimet master në Universitetin Charles në Pragë, Republika Çeke.
  3. Sterjo Papuli – Master i Diplomacisë Ekonomike në Akademinë Ekonomike në Bukuresht, Rumani dhe ish praktikant në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Bukuresht.
  4. Kristijan Micevski – Politolog në politikën globale dhe amerikane në Universitetin e Londrës, përfaqësues i sektorit të biznesit në Mbretërinë e Bashkuar

Moderator:

Stefan Vasilevski, moderator me përvojë shumëvjeçare në fushën e politikëbërjes në sektorin e rinisë, shëndetësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare

*Aktiviteti do të organizohet sipas të gjitha protokolleve dhe kufizimeve për mbrojtjen dhe sigurinë nga Covid 19 dhe do të jetë i destinuar për një audiencë prej 25 personash.

** Gjuha e punës në tryezën e rrumbullakët do të jetë gjuha maqedone.

KUR

prej: 01-12-2021 18:15

deri: 01-12-2021 20:30

КU

Cafee Woodstock

Galeri

Ngjarje të tjera

Paneli i dedikuar reklamave politike dhe integritetit të zgjedhjeve

Mobilizuesit e komunitetit

03-04-2024

Punëtori për vëzhguesit e akredituar në zgjedhje

Mobilizuesit e komunitetit

30-03-2024

Diskutim në panel: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara kombëtare për vlerësimin e rrezikut zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Mobilizuesit e komunitetit

27-03-2024