Streha e Kafshëve Tetovë

Streha e Kafshëve Tetovë do të adresojë problemin e vazhdueshëm me të cilin po përballet tani kjo komunë, më shumë se kurrë, me një numër të madh të kafshëve endacake dhe të sëmura. Qëllimi i këtij projekti është të krijojë dhe të formojë një model që do të sigurojë qëndrueshmëri të plotë të një zgjidhjeje për bujtinën dhe kujdesin për qentë endacakë dhe kafshët e tjera. Kjo Iniciativë do të ofrojë tre zgjidhje thelbësore për komunën: Zbulimin, kapjen dhe përkujdesjen e kafshëve endacake nga territori i komunës së Tetovës; Trajtimi dhe rikuperimi i kafshëve endacake që tashmë janë kapur dhe vendosur në bujtinë; Angazhimi informativ-edukativ dhe komunikues që duhet të kontribuojë në ngritjen e mëtejshme të vetëdijes së qytetarëve për kujdes më të madh për kafshët. Gjetjet do të ndahen me përfaqësuesit e partive politike dhe mund të përdoren për programin e ardhshëm të fushatës zgjedhore në Komunën e Tetovës.