Subject: 14
Qeveria do të vazhdojë të investojë në parkun e shkencës dhe teknologjisë që filloi me operacione në mars 2019 në mënyrë që të jetë plotësisht funksional në vitin 2025. Në ish “Fshatin Maqedonas” (në pronësi të shtetit) Qeveria do të themelojë “Start-up fshat” (Start-up Village) i cili do të ofrojë shans për shumë të rinj nga vendi dhe jashtë për të filluar biznes pa pasur nevojë të paguhen shpenzimet e përgjithshme. E njëjta përvojë do të zbatohet në 5 qytete me mundësi për co-working në lokacione të veçanta shtetërore.