Ndërtimi i një salle sportive në SHFK “Kuzman Josifovski Pitu” në komunën e Kisela Vodës

Matrica e monitorimit

Nr.Kriteri i monitorimitStatusiPërshkrim & vërejtjeBurimi
I. Zbatimi i masës që monitorohet
1.1Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës Jo

Në buxhet nuk figuron se janë ndarë mjete buxhetore për këtë qëllim. Ky aktivitet i komunës realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverinë. Në buxhetin e komunës nuk kishte asnjë zë që parashikon financim për këtë masë.

Takim me përfaqësuesit komunalë më 01 prill 2026 konfirmim me shkrim me email nga një këshilltar i komunës më 05 maj 2026 buxheti i komunës (https://opstinakiselavoda.gov.mk/wp-content/uploads/2026/02/budzet-2026.pdf)

1.2Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën Jo

Eurothink ka dërguar Kërkesë për informacione me karakter publik në Komunën e Kisella Vodës ku janë kërkuar informacione lidhur me prokurimin publik, por ende nuk ka marrë përgjigje. Nuk ka të dhëna të tjera publike në dispozicion.

Ekipi i projektit

1.3Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) Jo

Eurothink ka dërguar Kërkesë për informacione me karakter publik në Komunën e Kisella Vodës, për të cilën ende pritet përgjigje.

Ekipi i projektit

1.4Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën Po

Realizimi i masës është në fazë të avancuar. Janë vendosur themelet dhe shtyllat, gjë që u konstatua përmes një vizite në terren nga ekipi i Eurothink i përbërë nga 2 vëzhgues, met ç'rast janë bërë edhe fotografi.

Takim me përfaqësuesit komunalë më 01 prill 2026 Konfirmim me email nga një përfaqësues komunal më 05 maj 2026 Vizitë në terren nga vëzhguesit e Eurothink e realizuar më 15 maj 2025.

II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit
2.1Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale Jo

Komuna nuk ka njoftime për zbatimin e kësaj mase, janë shpërndarë vetëm informacione në rrjetin social Facebook të kryetares së komunës.

(20+) ⚽️🏀Sallë e re sportive për... - Beti Stamenkoska Trajkoska | Facebook

2.2Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete Jo

Eurothink deri më tani nuk ka marrë përgjigje për kërkesat për informacione me karakter publik, por u kontaktua nga një përfaqësues i komunës se do të jepen përgjigje për to.

Kontakte me përfaqësuesit e komunës

2.3Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. Po

Eurothink mbajti një takim me dy këshilltarë komunalë në prill. Pas kërkesave tona, ata na kontaktuan dhe u mbajt takim me 3 anëtarë të Eurothink. Dorëzuam listën e aktiviteteve me interes dhe morëm përgjigje pozitive për komunikim, por deri tani komunikimi bazohet vetëm në një email nga njëri këshilltar. Përpjekjet pasuese për të vendosur komunikim mbetën pa përgjigje.

Takim me përfaqësuesit komunalë më 01 prill 2026 komunikim me email më 05 maj 2026  kontakte telefonike

III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje
3.1Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës Jo

Eurothink nuk ka marrë asnjë informacion nëse qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e qendrës kulturore rinore. Ende pritet përgjigje e kërkesës për informacione me karakter publik.

Ekipi i projektit

3.2Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet Jo

Eurothink nuk ka marrë asnjë informacion nëse qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me realizimin e qendrës kulturore rinore. Ende pritet përgjigje e kërkesës për informacione me karakter publik.

Ekipi i projektit

Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes:
3.3.1Tubime publike, debate dhe forume Po

Nuk ka informacione për forume publike të mbajtura nga komuna. Eurothink mbajti 2 takime me organizata rinore të regjistruara në komunë. Takimet kaluan në atmosferë të shkëlqyer, u shkëmbyen kontakte dhe përvoja bashkëpunimi. U theksua mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre gjatë monitorimit. Planifikohet takim me rininë e partisë Levica.

Takime me 2 organizata rinore në territorin e Kisella Vodës (më 1 korrik dhe 6 korrik 2026). Procesverbal nga takimet, fotografi. komunikim telefonik, komunikim përmes rrjeteve sociale, emaile.

3.3.2Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. Jo

Nuk ka një opsion të tillë që lidhet me masën, por ekziston një buton për pyetje të përgjithshme.

Ueb-faqja e komunës, rrjetet sociale të komunës

3.3.3Ditë të hapura të komunës Jo

Nuk ka informacione të qasshme për publikun për këtë, as përgjigje me email nga një përfaqësues komunal. Kërkesa për informacione me karakter publik është dorëzuar dhe po presim përgjigje.

Ekipi i projektit

Aktivitete në vazhdim
3 nga 12 kritere të përmbushura (25%)
Komuna Kisella Vodë
Organizata Shoqata e qytetarëve për hulumtim, analizë dhe krijim të politikave e "Eurothink – Qendra për strategji evropiane" - Shkup