Përfaqësuesit e 4 Qendrave për Kërkim dhe Analizë të Partive Politike (PIAC) dhe të rinj nga partitë politike, zbatues të Iniciativave Inovative, ishin pjesë e një trajnimi interaktiv dhe intensiv mbi Krijimin përfshirës të Politikave, të realizuar nga Ian Gill, ekspert ndërkombëtar i partive politike .
Trajnimi u përqendrua në temën e politikëbërjes, por nga pikëpamja e partisë. Mbuloi temat për komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm të draft politikës dhe zbatimin e saj brenda partisë. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë dhe aftësitë nga trajnimi në komunikim dhe bashkëveprim me qytetarët, por edhe me strukturat e partisë në mënyrë që të ndikojnë në Agjendën e Partisë.
Metodologjia e trajnimit bazohet në skenarë, shembuj specifikë dhe ushtrime të zhvilluara me një qasje interaktive dhe angazhim të vazhdueshëm të pjesëmarrësve.
IFES përmes projektit Mbështetja e Reformave Zgjedhore po punon për të rritur politikat e zhvilluara në konsultim me qytetarët për zgjedhjet e ardhshme lokale.