Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) së bashku me anëtarët e administratës filluan procesin e Planifikimit Strategjik dhe përgatitjen e një Strategjie të re të KSHZ-së për periudhën 2021-2024.

Në punëtorinë intensive dy-ditore, anëtarët dhe stafi i KSHZ-së punuan së bashku për të rishikuar përparësitë ekzistuese, për t’i azhurnuar ato dhe për të përcaktuar qëllimet afatgjata që synojnë kryerjen e zgjedhjeve transparente, gjithëpërfshirëse dhe të suksesshme.

Dokumenti strategjik është një nga dokumentet kryesore për KSHZ-në dhe përgatitet në kohën e duhur. Komisioni i ri u formua një muaj më parë dhe para nesh kemi zgjedhje të reja dhe qëllime të reja. Kjo punëtori mbyll procesin e planifikimit dhe pjesën e punës dhe në periudhën tjetër përgatitja / shkrimi i dokumentit strategjik do të vazhdojë.

Pjesëmarrësit e seminarit punuan intensivisht dhe përkushtimisht në drejtim të përgatitjes së një dokumenti cilësor dhe kontribuimit në proceset zgjedhore edhe më të suksesshme në periudhën e ardhshme.

Projekti  Mbështetja e Reformave Zgjedhore synon të forcojë institucionet për kryerjen e proceseve zgjedhore të drejta dhe efikase.

Galeri