Prezantim ndërkombëtar lidhur me standardet e votimit jashtë shtetit

Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Mobilizuesit e komunitetit, Ngjarje

IFES-i organizoi një prezantim në Shkup lidhur me “Standardet ndërkombëtare, praktikat dhe tendencat aktuale për votimin jashtë shtetit.” Kjo ngjarje është pjesë e projektit “Mbështetje të reformave zgjedhore” i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës.

Joana Kozma, drejtore e IFES-it për Maqedoninë e Veriut mbajti fjalimin përshëndetës ndërsa Met Bejli, këshilltar i lartë i iFES-it, prezantoi hollësisht perspektivat e standardeve ndërkombëtare dhe praktikat për votimin jashtë shtetit dhe teknologjinë e përfshirë, duke theksuar rëndësinë e informimit të vazhdueshëm rreth tendencave aktuale.

Ngjarja u përmbyll me pyetjet dhe përgjigjet dinamike, duke nxitur debate konstruktive lidhur me të ardhmen e votimit përtej kufirit.

https://electoralsupportprogramme.mk/sq/galery/%d0%bc%d0%b5%d1%93%d1%83%d0%bd%d0%b0%d1%80%d0%be%d0%b4%d0%bd%d0%b0-%d0%bf%d1%80%d0%b5%d0%b7%d0%b5%d0%bd%d1%82%d0%b0%d1%86%d0%b8%d1%98%d0%b0-%d0%b7%d0%b0-%d1%81%d1%82%d0%b0%d0%bd%d0%b4%d0%b0%d1%80/

Galeri