Gjatë 2 muajve të kaluar, nëntor dhe dhjetor 2022, në kuadër të projektit „Mbështetje të reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” mobilizuesit e emëruar nga organizatat qytetare të cilët i zbatojnë iniciativat novatore, bënë monitorimin dhe mblodhën të dhëna për 25 premtime parazgjedhore në 19 komuna. Të dhënat e marra janë prezantuar nëpërmjet matricës së monitorimit në ueb -faqen e projektit si në vijim: https://electoralsupportprogramme.mk/sq/monitoring-matrix-2022/.
Nga të dhënat e deritashme mund të nxirren këto përfundime të përmbledhura si më poshtë:
- Lidhur me statusin e premtimeve parazgjedhore të monitoruara që ishin përfshirë në programet e komunave në vitin 2022 në 40% të premtimeve të monitoruara ka filluar realizimi i aktiviteteve konkrete dhe në po të njëjtin proporcion mund të shihen rezultatet fillestare të realizimit. Megjithatë, mbeten 60% të premtimeve parazgjedhore të cilat janë në fokusin e monitorimit, ndërsa për të cilat nuk ka informacion publik në dispozicion për statusin, respektivisht për të cilat komunat ende nuk kanë filluar zbatimin e tyre.
- Lidhur me transparencën dhe llogaridhënien e komunës për premtimin e monitoruar, mund të vërehet një përqindje e madhe prej 60% ku informacionet për statusin e premtimit të monitoruar nuk shkëmbehen në ueb -faqen e komunës.
- Lidhur me mekanizmat të cilat i përdor komuna për të siguruar përfshirjen e qytetarëve, mekanizmi i komunave që është përdorur më shpesh është ditët e hapura të komunës (60%), kurse tubimet publike, debatet ose forumet e organizuara enkas për ta janë përdorur për 30% të premtimeve të monitoruara.
Informacionet e publikuara në këtë tekst janë në dispozicion në linkun e mëposhtëm: https://electoralsupportprogramme.mk/sq/summary-of-all-monitoring-matrixes/