Thirrje për aplikuesit për grante për iniciativa inovative

Mobilizuesit e komunitetit

“Mbështetje reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” të qeverisë së Zvicrës shpall thirrje për ndarje të granteve për iniciativa innovative

Të përshtatshëm për këtë thirrje janë organizatat e shoqërisë civile të cilat janë të regjistruara si shoqata dhe fondacione në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në adresen: applications2ig@mcms.mk

Thirrja përbëhet nga Udhëzimi për aplikuesit (lidhje) dhe Formulari i aplikimit (lidhje). Dokumentacioni i plotë është i disponueshëm këtu.

Iniciativat e propozuara duhet të identifikojnë problemin/problemet apo sfidën/sfidat të cilat ishin të premtuara (në programin elektoral) të adresohen nga pushteti lokal ose/dhe janë të përfshira në programin aktual të qeverisjes lokale dhe të mobilizojë komunitetin për t’ua kujtuar premtimet e tyre.

Iniciativat inovative duhet të përfshijnë, por jo të kufizojnë sa vijon:
• Prezantimi i rezultateve të monitorimit të temës së përzgjedhur në nivel lokal (takime individuale, diskutime në bashki, prezantime të synuara me grupe të caktuara të palëve të interesuara, tryeza të rrumbullakëta, prodhim video, folës i ftuar në TV dhe radio lokale, media sociale);
• Mbledhja e opinionit të komunitetit lokal për çështjen e monitoruar (cili është perceptimi i tyre, a është trajtuar mjaftueshëm çështja dhe a është në proces zbatimi);
• Debate ndërmjet zyrtarëve të vetëqeverisjes lokale (përgjegjës për zbatimin e çështjes së monitoruar) dhe ekspertëve për çështjen përkatëse për të shkëmbyer mendime për progresin e arritur apo mungesën e arritjeve;
• Organizimi i një grupi më të gjerë të qytetarëve (komuniteti lokale) për t’i kujtuar zyrtarët (dhe partitë) për premtimin e tyre (koncert, shëtitje paqësore, etj.);
• Veprimet Guerile synojnë të ndajnë rezultatet e monitorimit të paraqitura në formë fletëpalosjeje, posteri, video etj;
• Organizimi i nënshkrimit të peticionit/letrës së hapur drejtuar institucioneve përgjegjëse të vetëqeverisjes lokale;
• Zhvillimi i aplikacioneve të thjeshta të IT-së me qëllim mobilizimin e komunitetit lokal në lidhje me temën e monitorimit;
• Organizimi i forumeve on-line ose offline për këtë çështje dhe mbledhja e mendimeve të anëtarëve të komunitetit lokal për çështjen e monitoruar dhe në çfarë mase ajo adresohet;
• Aktivitete të tjera që çojnë në përmbushjen e objektivit dhe rezultateve të përgjithshme të projektit.

Iniciativat inovative duhet të fokusohen në çështjet lokale të cilat janë përgjegjësi e pushtetit lokal. Aplikanti duhet të zgjedhë një temë që është premtuar gjatë zgjedhjeve lokale 2021 dhe të shikojë nëse kjo temë është në planin e punës/buxhetin e NjVL-së për vitin 2022 dhe të organizojë aktivitetet rreth asaj teme.

Kohëzgjatja e aktiviteteve të iniciativës innovative duhet të jetë midis 4 (katër) dhe 6 (gjashtë) muaj.
Kërkesa për grant duhet të jetë maksimum 300.000 denarë.
Aplikuesit kanë të drejtë të paraqesin vetëm një aplikim në këtë thirrje.

Shuma e përgjithshme e disponueshme për këtë thirrje për aplikim është 6.600.000 denarë.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail me titull: “Thirrje për aplikime – grante për iniciativa inovative” në adresën e mëposhtme: applications2ig@mcms.mk
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 30 shtator 2022 deri në orën 16:00 (me orën e Maqedonisë). Data dhe ora e mbërritjes së e-mail-it do të konsiderohet si dëshmi përkatëse e dorëzimit të aplikacionit brenda afatit. Aplikuesit do të njoftohen për marrjen e aplikacionit me një përgjigje në mesazhin e tyre elektronik.
Projekti nuk do të pranojë aplikacione të dërguara me postë të rregullt ose aplikacione të dorëzuara personalisht.

Aplikimi duhet të dërgohet me NJË mesazh i cili do të përfshijë dokumentet e mëposhtme në formatin e duhur (MS Word/Excel ose PDF, aty ku është e aplikueshme) dhe nuk do të kalojë 20MB:
Forma e aplikimit e plotësuar;
Shtojca 1. Buxheti i iniciativës dhe arsyetimi i shpenzimeve (1a. Buxhet i 2i; 1b. Arsyetimi – lidhje);
Shtojca 2. Biografi të shkurta (CV europass format – lidhje) të ekipit të projektit;
Shtojca 3. Biografi të shkurta (CV europass format – lidhje) të dy mobilizuesve të propozuar të komunitetit;
Shtojca 4. Dokumente administriative dhe dokumentet e përshtatshmërisë – Dëshmi për statusin juridik aktual të aplikuesit (gjendja momentale e lëshuar nga Regjistri qendror, jo më të vjetër se gjashtë muaj;
pjesa C. e skenuar Deklarata e aplikuesit (nga aplikacioni) e plotësuar dhe e nënshkruar nga përfaqësuesi i saj ligjor.

PYETJE DHE PËRGJIGJE
Pyetjet mund të dërgohen në Helpdesk me e-mail në këtë adresë: info2ig@mcms.mk jo më vonë se 20 shtator 2022.

SESIONET INFORMATIVE
Projekti do të mbajë një sesion informativ online për këtë thirrje për aplikime në 14 shtator 2022. duke filluar nga ora 12:00. Sesionin informativ mund ta ndiqni në linkun në vazhdim:
https://us06web.zoom.us/j/87974938366?pwd=WXBYZnEva3FqdGJWSlVVUTY3bFVRQT09

KORNIZA KOHORA PRELIMINIARE

Hapja e thirrjes për aplikime: 5 shtator 2022
Sesioni informativ: 14 shtator 2022, ora 12:00
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 30 shtator 2022, ora 16.00
Vendimi i Komisionit për zgjedhje të granteve: tetor 2022
Lajmërimi për grantet e dhëna dhe për fletëparaqitjet e refuzuara: tetor 2022
Negociata dhe nënshkrimi i marrëveshjeve: tetor 2022

Galeri