| Nr. | Kriteri | Statusi | Përshkrim | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| 4.1 | Ndryshime paszgjedhore në shpërndarjen e buxhetit komunal ose në prioritetet e financimit, si zhvendosje të rëndësishme që ndikojnë në projektet e planifikuara ose në vazhdim | Po | ||
| 4.1.1 | Ndryshimet janë miratuar formalisht | Po | Me ribalancin e Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2026, të miratuar më 31.08.2026, janë bërë ndryshime në shpërndarjen e mjeteve buxhetore. Sipas përgjigjes me shkrim dhe sqarimit plotësues të dhënë nga Komuna, mjetet për Programin e tërësishëm për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave janë zvogëluar për 1.000.000 denarë. Nuk janë ofruar të dhëna të qarta se si është shpërndarë kjo ulje sipas masave, e as nëse dhe në çfarë shume janë zvogëluar mjetet e dedikuara për kontrollet falas të mamografisë. | Fletore Zyrtare e Komunës së Gostivarit nr. 14, e datës 29.12.2025. |
| 4.1.2 | Vendimet janë komunikuar publikisht | Po | Vendimi për miratimin e ribalancit të Buxhetit për vitin 2026 është publikuar zyrtarisht në Fletoren Zyrtare të Komunës së Gostivarit nr. 9, të datës 31.08.2026. Fletorja është e qasshme në ueb-faqen zyrtare të Komunës, me datë publikimi 09.09.2026. | Fletore Zyrtare e Komunës së Gostivarit nr. 9, e datës 31.08.2026 – Aktvendim për shpalljen e Konkluzionit për miratimin e Ribalancit të Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2026, nr. 08-1963/1, i datës 31.08.2026. |
| 4.1.3 | Është dhënë arsyetim në bazë të nevojave operative, programore dhe fiskale | Jo | Nuk është marrë një arsyetim i qartë për zvogëlimin e buxhetit të Programit të tërësishëm për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave me 1.000.000 denarë, bazuar në nevoja operative, programore apo fiskale. | Gazeta Zyrtare e Komunës së Gostivarit nr. 9, e datës 31.08.2026 – Aktvendim për shpalljen e Konkluzionit për miratimin e Ribalancit të Buxhetit për vitin 2026; Konkluzioni nr. 08-1963/1. |
Treguesi financiar – IV. Alokimi ose rialokimi i burimeve komunale pas zgjedhjeve lidhur me masën që monitorohet — Gostivar
4.1 Ndryshime paszgjedhore në shpërndarjen e buxhetit komunal ose në prioritetet e financimit, si zhvendosje të rëndësishme që ndikojnë në projektet e planifikuara ose në vazhdim Po
4.1.1 Ndryshimet janë miratuar formalisht Po
4.1.2 Vendimet janë komunikuar publikisht Po
4.1.3 Është dhënë arsyetim në bazë të nevojave operative, programore dhe fiskale Jo
