Punëtoria përfundimtare edukative për nxënësit e shkollave të mesme mbi procesin zgjedhor në Gostivar

Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Punëtori dhe trajnime

Me punëtorinë edukative në SHMTK “Gostivar” në Gostivar, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përmbylli serinë e sesioneve edukative për nxënësit e shkollave të mesme, të realizuara me mbështetjen e Programit për Mbështetje Zgjedhore.

Përmes një kombinimi të diskutimeve, pyetjeve dhe aktiviteteve interaktive, nxënësit patën mundësi të thellojnë njohuritë e tyre për procesin zgjedhor, të drejtën e votës dhe rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në proceset demokratike.

Punëtoria krijoi hapësirë për shkëmbim mendimesh dhe pjesëmarrje aktive të nxënësve, me fokus të veçantë në rolin e tyre si votues të ardhshëm dhe qytetarë të përgjegjshëm.

Me aktivitetin në Gostivar përfundoi seria e sesioneve edukative përmes të cilave Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, me mbështetjen e Programit për Mbështetje Zgjedhore, kontribuoi në ndërtimin e të rinjve të informuar, të përgjegjshëm dhe aktivë, si dhe në kuptimin më të mirë të rolit të tyre në proceset zgjedhore dhe demokratike.

Galeri