Dekorimi i krijuesve të ndryshimeve: Dhënie certifikatash pionierëve të gjeneratës së tretë të mobilizuesve në komunitet

Mobilizuesit e komunitetit, Punëtori dhe trajnime

Mirë se vini në raportin zyrtar të Konferencës alumni mbi Mobilizimin e komunitetit: Rruga e deritanishme dhe rruga përpara nesh. Ngjarja u zhvillua gjatë dy ditëve, 9-10 qershor, 2023, në qytetin e gjallë të Shkupit. Konferenca ishte një ndërmarrje e suksesshme e organizuar nga IFES-i nëpërmjet projektit Mbështetje të reformave zgjedhore dhe u mbështet me krenari nga Qeveria e Zvicrës.

Dita e parë e konferencës filloi nga paraqitja e përzemërt e moderatorit tonë të çmuar, më tej fjalimin hyrës e mbajti Joana Kosma, drejtore e IFES-it në Maqedoninë e Veriut.

Kulmi i kësaj ngjarjeje rezultoi me përmbledhjen ndriçuese të Elizabeta Markovska Spasenoskës për tentativat e monitorimit, sfidat dhe arritjet e matricës së monitorimit, e cila ofroi terren mendimesh midis tre gjeneratave të mobilizuesve të komunitetit mbi ndikimin e përvojave të tyre monitoruese të zhvillimit të tyre personal, si dhe bashkëmoshatarëve dhe komuniteteve të tyre. Vijoi diskutimi frymëzues mbi mjetet novatore të mobilizimit, gjatë të cilit panelistët dhe pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat e tyre të ndryshme rreth zbatimit të ideve dhe mjeteve progresive për mobilizimin e komunitetit, duke filluar nga aktivizmi krijues dhe aksionet guerile përmes shtrirjes digjitale, ngjarjeve ’stend ap’ komedi dhe piknikëve në komunitet. Një sesion interaktv pyetjesh dhe përgjigjesh pas diskutimit mundësoi nxitjen e bashkëbisedimit mes pjesëmarrësve.

Dita e parë mbaroi me një përmbledhje të shkurtër të arritjeve dhe përmbyllje të diskutimit ditor. Më e rëndësishmja, dita mbaroi në nivel të lartë me Dhënie certifikatash mobilizuesve të komunitetit të gjeneratës së tretë, duke mirënjohur përpjekjet dhe kontributin e tyre të palodhur të iniciativave të organizatave të tyre.

Të nesërmen, tre diskutime në panel thelluan bisedën rreth tre aspekteve të rëndësishme të angazhimit qytetar. Gjatë të parit, panelistët shkëmbyen njohuri nga partneritetet e të rinjve/të rriturve dhe ruajtjen e linjave të hapura të komunikimit me komunat në zbatimin e aktiviteteve për mobilizimin e komunitetit. Forumi më pas kaloi fokusin në potencialin e aktivizmit onlajn për ndikim oflajn, duke eksploruar se si mund mjetet digjitale të nxisin transformimin e mirëfilltë në komunitet. Konferenca më pas kaloi në shqyrtimin e rolit edukues, duke diskutuar rreth përdorimit të edukimit qytetar dhe fushatave trajnuese për ndikim afatgjatë në komunitet.

Dhënie certifikatash pionierëve të gjeneratës së tretë të mobilizuesve në komunitet&quot

Galeri