Llogaridhënia si karakteristikë e qeverisjes së mirë në nivel lokal

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor i kryetarit të komunës për ndërtimin e ujësjellësit në vendbanimin Axhievci. Është një problem afatgjatë me të cilin ballafaqohen banorët e fshatit të cilët nuk kanë ujë të pijshëm dhe presin që ky premtim të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë. Premtimi është pjesë e programit të komunës për vitin 2022 dhe 2023, por ka edhe mbështetje nga pushteti qëndror, e cila tashmë ka filluar të realizojë disa aktivitete për të siguruar 400 mijë euro të nevojshme për realizimin e të njëjtit. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: aktiviteteve në terren për informimin dhe aktivizimin e popullatës lokale, debat publik për prezantimin e rezultateve të hulumtimit, shpërndarjes së materialeve për promovim dhe informim.

Zbatues
Këshilli për zhvillim ekonomik lokal DELFI – Tetovë
Vendndodhja
Mavrovo i Rostuša
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Premtimi ka filluar të realizohet dhe është në fazën fillestare. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Procesi i prokurimit publik ka përfunduar. Është lidhur kontrata me një kontraktues dhe ka përfunduar procesi i prokurimit publik. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Janë mbajtur takime informative me popullatën vendase dhe janë njohur me premtimin dhe procesin e zbatimit. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Premtimi realizohet sipas një plan-zbatimi të përgatitur më parë. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Të gjitha aktivitetet përgatitore kanë përfunduar dhe procesi i realizimit të premtimit ka filluar. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Premtimi është realizuar sipas planit, aktualisht është në fazën fillestare përgatitore të zbatimit. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Aktivitetet përgatitore të ndërtimit lidhur me projektin kanë filluar dhe janë në fazën fillestare, por ende nuk ka rezultate të dukshme Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Në buxhet ka fonde të mjaftueshme për realizimin e projektit Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Ofrohen të gjitha parakushtet bazë. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Premtimi zgjedhor është prioriteti kryesor Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Nuk ndalet, premtimi është realizuar. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Nuk ka stagnim të aktiviteteve. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Në ueb-faqen dhe rrjetet sociale të komunës nuk ka asnjë informacion lidhur me premtimin zgjedhor. Në veb faqen e komunës https://www.mavrovoirostuse.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Informacionet mund të merren përmes Kërkesës për informacion me karakter publik, por nuk ka të dhëna nëse deri më tani është dorëzuar për këtë premtim zgjedhor. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Informacioni ndahet me të gjitha palët e interesuara. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Përmes bisedave joformale të kryetarit me qytetarët, kontakteve joformale dhe formale, takimeve me qytetarët. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Qytetarët janë përfshirë në vendime duke e vënë në dukje këtë premtim gjatë zgjedhjeve lokale si një nga problemet më të mëdha të komunës, ndërsa pushteti lokal e ka marr parasysh këtë premtim. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Nisma të tilla janë paraqitur nga qytetarët, por para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vitin 2022. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Qytetarët nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt, procedurën e udhëheq komuna, Ministria e transportit dhe lidhjeve dhe kontraktuesi i përzgjedhur. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Më parë janë organizuar debate publike dhe forume me qytetarët Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Në faqen e internetit të komunës ekziston mundësia për të raportuar në mënyrë elektronike një problem te kryetari i komunës. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës. https://www.mavrovoirostuse.gov.mk/%d0%bf%d1%80%d0%b8%d1%98%d0%b0%d0%b2%d0%b8-%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b1%d0%bb%d0%b5%d0%bc-%d0%bd%d0%b0-%d0%b3%d1%80%d0%b0%d0%b4%d0%be%d0%bd%d0%b0%d1%87%d0%b0%d0%bb%d0%bd%d0%b8%d0%ba%d0%be%d1%82
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Ka ditë të hapura të komunës ku është diskutuar edhe për premtimin zgjedhor. Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
      4.4 Iniciativat qytetare Po Ka pasur nisma qytetare lidhur me premtimin para zgjedhjeve vendore të 2022 Kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.