Legalizimi i ndërtimeve pa lejë ndërtimore – mbyllja e procesit historik dhe vazhdimi i tregimit të pafund?

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i zbatimit të procedurave për legalizim në komunë, ndërsa njëkohësisht do t’i mobilizojë qytetarët që të japin kontributin e tyre në parandalimin e ndërtimeve pa lejë. Aktivitetet konkrete për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: pasqyrimin e objekteve të ndërtuara pa lejë ndërtimore në disa vendbanime pilot në komunën e Kisella Vodës; mbledhjen e të dhënave për numrin e kërkesave të parashtruara për legalizim, numrin e lëndëve të zgjidhura dhe dinamikën e përpunimit, si dhe numrin e vendimeve të inspektorëve të ndërtimit për heqjen e objekteve të ndërtuara pa lejë; aktivitetet për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve e ngjashëm.

Temë e monitorimit lokal janë aktivitetet e komunës së Kisella Vodës për ndërtimet pa lejë.

Zbatues
Shoqatë për mbrojtjen e shtazëve dhe mjedisit jetësor BARAZI, DINJITET, NDJESHMËRI, NATYRALIZËM -Shkup.
Vendndodhja
Kisellavodë, Skopje
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet N/A Për projektin konkret nuk është marrë vendim për fillimin e realizimit, por është proces i vazhdueshëm i vetëqeverisjes lokale.
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Projekti nuk ka nevojë për prokurim publik.
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Është mbajtur mbledhje me palën e interesuar lidhur me legalizimin. https://www.facebook.com/100052298961760/posts/pfbid02fr6jNSwb4nA7By9WEBwqmTLkKKoMYTCBWF1pFQqwLayMSPL8opHJNsTqF9p1MJLgl/?mibextid=cr9u03
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Është miratuar programi për planifikim urbanistik të komunës së Kisella Vodës për vitin 2023, çështja është vendosur në nënprogramin F1 për planifikim urbanistik për përfshirjen e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimore. Faqja 48 https://www.kiselavoda.gov.mk/content-data/Broshuri/Sluzbeni%20Glasnici%202023/Sluzben%20glasnik%20na%20Opstina%20Kisela%20Voda%20br.%201-%202023.pdf
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) N/A Per çështjen nuk nevojitet plotësimi i parakushteve për fillim.
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Krahas nënprogramit të miratuar lidhur me këtë çështje, komuna në mënyrë aktive i zgjidh edhe subjektet lidhur me këtë çështje. Përgjigje jo e plotë mbi kërkesën për qasje në informata të karakterit publik nr 08-00139 fig nënprograma në faqen 48: https://www.kiselavoda.gov.mk/contendata/Broshuri/Sluzbeni%20Glasnici%202023/Sluzben%20glasnik%20na%20Opstina%20Kisela%20Voda%20br.%201-%202023.pdf
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Komuna e Kisella Vodës ka vepruar sipas të gjitha kërkesave të pranuara, duke përfshirë dhe pranimin e përgjigjes mbi kërkesën e fundit për qasje në informata të karakterit publik, të dorëzuar më 27.02.2023. Përgjigje jo e plotë mbi kërkesën për qasje në informata të karakterit publik
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Programi dhe nënprogrami i miratuar ka paraparë fonde për një pjesë të aktiviteteve lidhur me këtë çështje. Faqja 48 dhe 49 https://www.kiselavoda.gov.mk/content-data/Broshuri/Sluzbeni%20Glasnici%202023/Sluzben%20glasnik%20na%20Opstina%20Kisela%20Voda%20br.%201-%202023.pdf
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Nuk nevojitet plotësimi i parakushteve për realizimin e projektit.
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Çështja e cila ka të bëjë me objektet e ndërtuara pa leje ndërtimore, është përfshirë në programin dhe nënprogramin e komunës së Kisella Vodë për vitin 2023. Faqja 47- 49 https://www.kiselavoda.gov.mk/content-data/Broshuri/Sluzbeni%20Glasnici%202023/Sluzben%20glasnik%20na%20Opstina%20Kisela%20Voda%20br.%201-%202023.pdf
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Nuk bëhet inspektim, hetim apo diçka të ngjashme në lidhje me këtë çështje.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Nuk ka stagnim.
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Po Informacionet lidhur me takimet e realizuara me palët e interesuara si dhe me miratimin e programeve të punës në komunë gjenden në ueb faqen komunale poashtu dhe në profilin e kryetarit të komunës në rrjete të ndryshme sociale. https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/component/content/article/2-uncategorised/3526-2023 https://www.facebook.com/100052298961760/posts/pfbid02fr6jNSwb4nA7By9WEBwqmTLkKKoMYTCBWF1pFQqwLayMSPL8opHJNsTqF9p1MJLgl/?mibextid=cr9u03
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Mobilizuesit nga organizata E.D.E.N. kanë pranuar përgjigje jo të plotë mbi kërkesën e dërguar më 02.08.2023, pjesa kompletuese e përgjigjes është paraparë të shpallet në periudhën vijuese Shoqata për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisit jetësor E.D.E.N. Përgjigje jo e plotë mbi kërkesën për qasje në informata të karakterit publik
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Јо Për shkak të kompleksitetit të çështjes, informacionet në lidhje me çështjen ndahet ekskluzivisht përmes përgjigjes mbi kërkesave për qasje në informata të karakterit publik Personi zyrtar për ndërmjetësimin e informatavetë karakterit publik në komunën e Kisella Vodës
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Komuna përdor një kanal për shkëmbim joformal të informacioneve përmes grupit në Viber, gjithashtu kryetari i komunës kontakton me qytetarët e interesuar përmes bisedave telefonike joformale. https://invite.viber.com/?g2=AQBKVmsL9JsoXE4QRUFhgKbAe4JFnoVHwWaqANpBRSF2mF1h5kNcug5Bl3ZBhXIU https://www.facebook.com/100052298961760/posts/pfbid02MkVMwJyfJ5jUX4fUravuExDQ6ceBNWimdaagn6SSzaPag7ECJuee6F4GKCa1qxgkl/?mibextid=cr9u03
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Komuna e Kisella Vodës pranon vetëm kërkesa për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimore, gjegjësisht në asnjë mënyrë nuk i përfshin qytetarët në procesin e vendimmarrjes dhe ato të legalizimit. Përgjigje jo e plotë mbi kërkesën për qasje në informata të karakterit publik
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Në komunën e Kisella Vodës nuk është dorëzuar asnjë iniciativë civile për pjesëmarrje në proceset e vendimmarrjes lidhur me këtë çështje Përgjigje jo e plotë mbi kërkesën për qasje në informata të karakterit publik
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta N/A Për çështjen lidhur me kërkesën për qasje në informata të karakterit publik nuk është siguruar asnjë informatë në përgjigjen e kërkesës. Përgjigje jo e plotë mbi kërkesën për qasje në informata të karakterit publik nr 08-00139 fig
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Në muajin shkurt nuk u organizua asnjë ngjarje publike lidhur me këtë çështje ueb faqja dhe rrjetet sociale të komunës Kisella Vodës https://www.kiselavoda.gov.mk/ https://www.facebook.com/OpstinaKiselaVoda/
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ekziston mekanizëm për pjesëmarrje elektronike në formë të dhënies së propozimeve lidhur me punën e komunës dhe ndarjen e buxhetit përmes platformës budzet.mk, përmes selektimit të komunës Kisella Vodë, si dhe në ueb faqen përmes hapjes së një diskutimi https://budzet.mk/ https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/glavnidiskusii
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna ka të vendosur një praktikë për ditë të hapura - çdo ditë, me caktim paraprak të terminit për takim, në numrin e telefonit 02/2785-401. https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F1OrceGj%2Fposts%2Fpfbid0VzTXpgYhCwq85UEdfec6ict7mpgeoGvMyfZ1MUetoFo458ZZUKGAEzVpZqjJj7cDl&show_text=true&width=500 https://www.facebook.com/100052298961760/posts/pfbid02MkVMwJyfJ5jUX4fUravuExDQ6ceBNWimdaagn6SSzaPag7ECJuee6F4GKCa1qxgkl/?mibextid=cr9u03
      4.4 Iniciativat qytetare N/A Për çështjen lidhur me kërkesën për qasje në informata të karakterit publik nuk është siguruar asnjë informatë në përgjigjen e kërkesës. Përgjigje jo e plotë mbi kërkesën për qasje në informata të karakterit publik nr 08-00139 fig