Angazhim qytetar për ardhmëri më të mirë!

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimit zgjedhor për zmadhimin e kapaciteteve vendosëse në kopshte. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: organizimin e forumeve të komunitetit për t’ua rikujtuar qytetarëve dhe autoriteteve lokale premtimin zgjedhor; nënshkrimin dhe parashtrimin e peticionit kryetarit dhe Këshillit të komunës së Prilepit; aksion kreativ/gueril që t’ua përkujtojë kryetarit të komunës dhe vetëqeverisjes lokale angazhimin e premtuar për zgjerimin/ndërtimin e tre objekteve të reja parashkollore (kopshteve).

Temë e monitorimit lokal është ndërtimi i kapaciteteve për kujdesin e fëmijëve të moshës parashkollore.

Zbatues
Shoqatë për edukim juridik dhe transparencë Stacioni E.J.T. Prilep
Vendndodhja
Prilep
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Vetëm për kopshtin në vendbanimin Toçillë e cila është tashmë në fazën përfundimtare. https://republika.mk/vesti/makedonija/jovchevski-novata-gradinka-koja-e-vo-zavrshna-faza-kje-zgrizi-nad-250-dechinja-od-prilep/
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Deri më tani nuk zbatohet procesi i furnizimeve publike për asnjë nga tre kopshtet e planifikuara. Presim përgjigje në 2 kërkesa për qasje në informacione të karakterit publik lidhur me planin për furnizimet publike të komunës për v. 2022 dhe 2023. https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/notices Kërkesë për qasje në informacione
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Në periudhën e kaluar konform shpalljeve në ueb faqen zyrtare të komunës së Prilepit nuk janë vërejtur kurfarë aktivitetesh lidhur me lëshimin në përdorim të kopshtit në vendbanimin Toçillë, por edhe për të tjerat. https://www.prilep.gov.mk/category/oglasna-tabla/
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk ka informacion publik për planin e përgatitur të realizimit, por është dërguar kërkesa për qasje në informacione të karakterit publik në komunën e Prilepit, dhe nëse është përgatitur një plan i tillë të dorëzohet për t'u parë. https://www.prilep.gov.mk/category/oglasna-tabla/ Kërkesë për qasje në informacione
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) N/A Nuk ekziston informacion publik nga cilat do kanale komunikative të komunës, por është dërguar kërkesë për qasje në informacione në komunën e Prilepit për dorëzimin e informacionit për Planin vjetor për punësim të kuadrit në kopshtin e vendbanimit Toçillë https://www.prilep.gov.mk/category/oglasna-tabla/ Kërkesë për qasje në informacione
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Јо Plani nuk është shpallur publikisht, duke marrë parasysh këtë nuk e dimë vallë ndërmerren aktivitete konkrete për fillimin e punës, por është dërguar kërkesa për informacione në komunën e Prilepit nëse ka një plan të tillë të dorëzohet për t'u parë. https://www.prilep.gov.mk/category/oglasna-tabla/ Kërkesë për qasje në informacione
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Deri më tani ka përfunduar ndërtimi i kopshtit në vendbanimin Toçillë, dy të tjerat aspak nuk përmenden. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%B5%D0%BE-%D0%B2%D0%BE-%D0%B7%D0%B0%D0%B2%D1%80%D1%88%D0%BD%D0%B0-%D1%84%D0%B0%D0%B7%D0%B0-%D0%BD%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%B4%D0%B8%D0%BD/
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Kryetari i komunës kishte deklaruar se deri më tani është paguar shuma dërrmuese e borxhit prej 37 milionë denarë, ndërsa investimi i përgjithshëm ka kushtuar afro 144 milionë denarë, që dmth. se ka mungesë mjetesh për renovim. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%B5%D0%BE-%D0%B2%D0%BE-%D0%B7%D0%B0%D0%B2%D1%80%D1%88%D0%BD%D0%B0-%D1%84%D0%B0%D0%B7%D0%B0-%D0%BD%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%B4%D0%B8%D0%BD/
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Enterieri i brendshëm pritet të arredohet nga MPPS-ja, siç ka deklaruar kryetari i komunës, që gjithsesi është parakusht kryesor për fillimin me punë. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%B5%D0%BE-%D0%B2%D0%BE-%D0%B7%D0%B0%D0%B2%D1%80%D1%88%D0%BD%D0%B0-%D1%84%D0%B0%D0%B7%D0%B0-%D0%BD%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%B4%D0%B8%D0%BD/
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Projekti për kopshtin e fëmijëve në vendbanimin Toçillë është planifikuar me Buxhetin për v. 2023, që do të thotë se është prioritet. Por, kopshtet në vendbanimin Kuzman 2 dhe SHFK Koço Racin nuk janë parashikuar me Buxhetin për v. 2023. Përgjigje e kërkesës për qasje në informacione të karakterit publik https://www.prilep.gov.mk/wp-content/uploads/2023/01/sluzhben-glasnik-br.14.pdf
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Nuk ekziston informacion i këtillë (MK) /
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Në përgjigjen e Kërkesës për qasje në informacione është shënuar se aktivitetet momentale vijuese lidhur me kopshtin në vendb. Toçillë, janë tek pjesa e arredimit të enterierit dhe elementet dhe rekuizitat e nevojshme, për të cilat është përgjegjëse MPPS. (MK) Одговор на Барање за пристап до информации од јавен карактер
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо / Ueb faqja e komunës https://www.prilep.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Në periudhën e kaluar janë dërguar 6 Kërkesa për qasje në informata të karakterit publike dhe në shumicën prej tyre ishte marrë përgjigje. Mobilizuesit
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Јо Vetëm për kopshtin e vendbanimit Toçilë, dy kopshtet e tjera ngecin, nuk përmenden askund. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%d0%b2%d0%b8%d0%b4%d0%b5%d0%be-%d0%b2%d0%be-%d0%b7%d0%b0%d0%b2%d1%80%d1%88%d0%bd%d0%b0-%d1%84%d0%b0%d0%b7%d0%b0-%d0%bd%d0%be%d0%b2%d0%b0%d1%82%d0%b0-%d0%b3%d1%80%d0%b0%d0%b4%d0%b8%d0%bd/?fbclid=IwAR23qwBUCKpaaJg_OzIKzq3ZEHtReyYOuD2cNr8m27x0-UnL9AE9P_GGYK8
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) N/A Nuk ka informacion
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо (MK) / Qytetarët
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Deri më tani nuk është parashtruar iniciativë, por do të parashtrohet peticion në kuadër të projektit të cilin e zbaton Stacioni P.E.T. Qytetarët
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Sipas deklaratës së kryetarit të komunës se kopshti është ndërtuar me mjete të vetëqeverisjes lokale, kjo do të thotë se edhe qytetarët marrin pjesë duke paguar dhëniet lokale. https://infokompas.com.mk/2022/11/03/%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%B5%D0%BE-%D0%B2%D0%BE-%D0%B7%D0%B0%D0%B2%D1%80%D1%88%D0%BD%D0%B0-%D1%84%D0%B0%D0%B7%D0%B0-%D0%BD%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%B4%D0%B8%D0%BD/
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Konkretisht për këtë çështje jo, por ka Ditët e hapura në komunë ku qytetarët mund të informohen për rrjedhën e projekteve dhe aktivitetet e planifikuara. https://www.facebook.com/borchejovcheski/posts/pfbid0qQK47kLwCjdkx3ybPKsHfu4hwqx1vBRRGxSWpokTG5cHkpRtEk7WAAk95AehLHpyl
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Nuk ekzistojnë aplikacionet tjera, përveç formës së kontaktit në ueb faqen e komunës. Forma e kontaktit në ueb faqen e komunës (https://www.prilep.gov.mk/kontakt/)
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna organizon ditët e hapura Postim në fejsbuk i kryetarit të komunës (https://www.facebook.com/borchejovcheski/posts/pfbid0qQK47kLwCjdkx3ybPKsHfu4hwqx1vBRRGxSWpokTG5cHkpRtEk7WAAk95AehLHpyl)
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Deri më tani nuk janë parashtruar iniciativa qytetare për këtë çështje. Qytetarët