Komuna me efikasitet energjetik

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor për zëvendësimin e ndriçimit të mëhershëm ekzistues rrugor me ndriçim LED – ekonomik, i cili duhet të kontribuojë në efikasitetin energjetik të komunës së Demir Hisarit. Kjo është e rëndësishme në veçanti në periudhën e krizës ekonomike dhe energjetike. Përfitimet nga realizimi i këtij premtimi do të jenë për mbarë popullatën lokale, por edhe për qytetarët të cilët çdo ditë e shfrytëzojnë rrugën rajonale Manastir-Kërçovë. Në këtë mënyrë do të mundësohej shikueshmëri dhe siguri shumë më e madhe në rrugët “Bitolska” e cila është rruga kryesore dhe “1 Maji” që është rruga më e gjatë dhe më e frekuentuar, sidomos për faktin se ndodhen dyqanet lokale dhe bizneset e vogla. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku përmes: një fushate në rrjetet sociale (infografikë); shpërndarja e fletushkave informative; ngjarje publike.

Zbatues
Qendra kulturore rinore – Manastir
Vendndodhja
Demir Hisar
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Iniciativa është pjesë e Programi të kryetarit të komunës së Demir Hisarit dhe nuk është sjellë një vendim i veçantë për të filluar me realizimin Udhëheqësi i sektorit për financa
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Po Më 21.03.2023 është lidhur marrëveshje për prokurim publik në një shumë prej 2,000,000.00 me TVSH, me ELEKTRON-BB DOO Veles. Shërbimi u krze në kohë dhe në pajtueshmëri me kontratën e lidhur. https://www.e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-acpp/ee7827f9-f559-4807-a26d-3b016599c435 Udhëheqësi i sektorit për financa
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Në këtë fazë nuk ka më takime informative, procesi i realizimit u përfundua dhe përfundoi plotësisht zëvendësimi i ndriçimit rrugor me LED drita të reja Udhëheqësi i sektorit për financa
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës N/A Byronë për zhvillim rajonal, nga ku janë siguruar mjetet për realizimin e iniciativës në vet kontratën janë parashikuar rregulla dhe afate për realizim. https://www.demirhisar.gov.mk/vesti/2005-dogovor-za-finansiranje-na-proekti.html
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) N/A Realizimi i kësaj iniciative nuk kërkon përmbushje të parakushteve paraprake. Udhëheqësi i sektorit për financa
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Komuna kreu realizim të plotë të kësaj iniciativë dhe përfundoi zëvendësimi i ndriçimit rrugor, ndriçim me 99 LED drita të reja. U zëvendësuan plotësisht dritat në 3 rrugë dhe pjesërisht në edhe 7 rrugë tjera në Demir Hisar. Udhëheqësi i sektorit për financa MKC- Manastir (vizitë në teren)
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Po. Në vendngjarje është parë ndryshimi i LED dritave të reja të vendosura Udhëheqësi i sektorit për financa MKC- Manastir (vizitë në teren) Qytetarët
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Duke marrë parasysh se mjetet financiare janë siguruar nga Byroja për zhvillim rajonal gjatë realizimit nuk kishte asnjë problemet me financat. https://www.demirhisar.gov.mk/vesti/2005-dogovor-za-finansiranje-na-proekti.html Udhëheqësi i sektorit për financa
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore N/A Nga vetë fillimi i realizimit të iniciativës nuk nënkuptonte përmbushje të parakushteve Udhëheqësi i sektorit për financa
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet N/A Premtimi zgjedhor ishte deklaruar për prioritet në vitin 2023 dhe tashmë është përfunduar dhe janë vendosur dyfishtë më shumë drita LED nga ato të parapara fillimisht, d.m.th janë vendosur 99 drita LED te reja. https://nvoinfocentar.mk/lokalni-gragjanski-prioriteti-za-2023/
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Duke marrë parasysh se iniciativa tashmë është përfunduar, në procesi e realizimit nuk kishte asnjë ndalesë në përgjithësi Udhëheqësi i sektorit për financa
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Gjatë realizimit nuk kishte asnjë stagnim në përgjithësi dhe gjithçka shkonte sipas afateve të parashikuara ligjërisht Udhëheqësi i sektorit për financa
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Në ueb faqen e komunës, si dhe në rrjetet sociale ekziston e dhëna vetëm për nënshkrimin e kontratës, informacione tjera nuk janë ndarë nëpërmjet të këtyre shërbimeve Udhëheqësi i sektorit për financa https://www.demirhisar.gov.mk/vesti/2005-dogovor-za-finansiranje-na-proekti.html
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Јо Po, si mundësi ekziston, por deri tani nuk është përdorur. Domethënë gjatë implementimit të monitorimit organizata që monitoron ka bashkëpunim të shkëlqyer me të punësuarit e Komunës dhe të njëjtit i dorëzojnë në kohë informacionet e nevojshme. Udhëheqësi i sektorit për financa
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Јо Informacione ndahet vetëm përmes profilit zyrtar të komunës, por i njëjti është i disponueshëm dhe i hapur për ndarjen e informacioneve nëse ndonjë qytetar ose palë tjetër e interesuar e kërkon atë. Udhëheqësi i sektorit për financa. https://www.demirhisar.gov.mk/
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Јо Nuk ekziston një praktikë e tillë. Informacionet zyrtare ndahen në profilet aktive të komunës ku të gjithë qytetarët kanë qasje dhe njohuri. Qytetarët https://www.demirhisar.gov.mk/
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Këtë muaj qytetarët nuk ishin përfshirë, sepse nuk kishte nevojë nga përfshirja e tyre. Gjatë muajit mars/prill qytetarët ishin të përfshirë në lidhje me përcaktimin e lokacioneve shtesë për vendosjen e ndriçimit LED. Udhëheqësi i sektorit për financa Qytetarë
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk është dorëzuar iniciativë nga ana e qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrjet në lidhje me premtimin zgjedhor. Gjatë muajit mars/prill qytetarët ishin të përfshirë në lidhje me përcaktimin e lokacioneve shtesë për vendosjen e ndriçimit LED. Udhëheqësi i sektorit për financa Qytetarët
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta N/A Realizimi i iniciativës nuk kërkonte involvim aktiv të qytetarëve, por në situata kur hapeshe hapësirë për një gjë të tillë ato involvoheshin. Udhëheqësi i sektorit për financa
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Në kuadër të monitorimit u organizua eveniment nga ana e MKD - Manastir dhe komuna e Demir Hisarit, me qëllimi shpërndarje të rezultateve nga monitorimi i bërë. Morën pjesë kryetari i komunës së Demir Hisarit, të punësuarit e komunës dhe qytetarë. (MK) https://www.facebook.com/mkcbt/posts/pfbid02LLdzGgDk3SkT2BX6XR9e3SnzWiQQeRckrXGvr3se78To4ZMEYdLKZoDK84vJhZqDl
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ekziston si mundësi, por deri tani nuk është përdorur nga ana e qytetarëve për të aplikuar diçka në lidhje me premtimin zgjedhor i cili është subjekt i monitorimit e-komunë raporto problem http://www.pp.e-uslugi.mk/dh/index.php
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Ka ditë të hapura në të cilat qytetarët nxjerrin në pah problemet dhe çështjet e tyre të ndryshme për aplikacione në lidhje me premtimin zgjedhor, ndër të cilat edhe pyetjen për modernizimin e ndriçimit publik. Data e ditëve të hapura paralajmërohet me koh Udhëheqësi i sektorit për financa Qytetarët
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk është dorëzuar letër iniciativë nga ana e qytetarëve ose nga ana e ndonjë organizate qytetare Qytetarët Udhëheqësi i sektorit për financa Shoqatat qytetare