Komuna me efikasitet energjetik

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor për zëvendësimin e ndriçimit të mëhershëm ekzistues rrugor me ndriçim LED – ekonomik, i cili duhet të kontribuojë në efikasitetin energjetik të komunës së Demir Hisarit. Kjo është e rëndësishme në veçanti në periudhën e krizës ekonomike dhe energjetike. Përfitimet nga realizimi i këtij premtimi do të jenë për mbarë popullatën lokale, por edhe për qytetarët të cilët çdo ditë e shfrytëzojnë rrugën rajonale Manastir-Kërçovë. Në këtë mënyrë do të mundësohej shikueshmëri dhe siguri shumë më e madhe në rrugët “Bitolska” e cila është rruga kryesore dhe “1 Maji” që është rruga më e gjatë dhe më e frekuentuar, sidomos për faktin se ndodhen dyqanet lokale dhe bizneset e vogla. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku përmes: një fushate në rrjetet sociale (infografikë); shpërndarja e fletushkave informative; ngjarje publike.

Zbatues
Qendra kulturore rinore – Manastir
Vendndodhja
Demir Hisar
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Modernizimi i ndriçimit publik dhe zëvendësimi me drita LED është një nismë si pjesë e programit të kryetarit dhe në lidhje me të njëjtën nuk është marrë ndonjë vendim i veçantë për fillimin e zbatimit. Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Po Më 21.03.2023 u nënshkrua kontrata për prokurim publik në vlerë prej 2.000.000,00 me TVSH me ELEKTRON-BB SH.P. Veles dhe në të është paraparë afat prej 30 ditësh për dorëzim dhe montim. https://www.e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-acpp/ee7827f9-f559-4807-a26d-3b016599c435 Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Në muajin mars, nga ana e kryetarit të Komunës së Demir Hisarit u mbajtën takime me qytetarët, gjatë të cilave u përcaktuan lokacionet e sakta ku do të vendoset led dritat. Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk ka plan të veçantë për realizimin e premtimit zgjedhor, por në përputhje me kontratën e nënshkruar me Byronë për zhvillim rajonal (nga ku sigurohen mjetet), janë paraparë obligimet dhe afatet në të cilat duhet të realizohet projekti. https://www.demirhisar.gov.mk/vesti/2005-dogovor-za-finansiranje-na-proekti.html Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) N/A Për të filluar me realizimin e premtimit zgjedhor, nuk kërkohet plotësim i parakushteve (veprimtaritë përgatitore, lejet, personeli...). Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Është nënshkruar kontrata e prokurimit publik. U mbajtën takime me qytetarë në të cilat u përcaktuan lokacionet e sakta ku do të vendoset ndriçimi i ri, gjithashtu LED drita do të vendosen edhe në dy rrugë shtesë (Sopotnica përgjatë rrugës rajonale dhe D. Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Ende nuk ka rezultate të dukshme, por duke pasur parasysh faktin se kontrata e prokurimit tashmë është nënshkruar, në terren priten rezultate të dukshme në muajin ose dy muajt e ardhshëm. Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës N/A Mjetet janë siguruar nga Byroja për zhvillim rajonal dhe në këtë drejtim nuk ka probleme me mungesë të mjeteve. https://www.demirhisar.gov.mk/vesti/2005-dogovor-za-finansiranje-na-proekti.html Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore N/A Realizimi i iniciativës nuk ka lidhje me plotësimin e parakushteve fillestare. Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet N/A Premtimi zgjedhor është prioritet dhe është i përfshirë në nëntë prioritetet kryesore të qytetarëve të komunës së Demir Hisarit për vitin 2023. Realizimi tashmë është në duke u zhvilluar, kontrata e prokurimit publik është lidhur dhe në vend të 2 rrugëve, https://nvoinfocentar.mk/lokalni-gragjanski-prioriteti-za-2023/ Qendra kulturore rinore Manastir Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Zbatimi i premtimit zgjedhor nuk është ndërprerë, përkundrazi, rrjedh procesi i zbatimit. Është nënshkruar kontratë e prokurimit publik dhe janë zgjedhur lokacionet e sakta ku do të vendosen LED dritat. Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Nuk ka stagnim të aktiviteteve Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Në dispozicion janë vetëm informacionet për nënshkrimin e kontratës me Byronë për zhvillim rajonal, ndërsa gjatë një bisede është marrë informacioni se pas realizimit të projektit lajmi do të shpërndahet në ueb portalin e Komunës. https://www.demirhisar.gov.mk/vesti/2005-dogovor-za-finansiranje-na-proekti.html Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Ekziston si mundësi, por deri më tani nuk është shfrytëzuar nga organizata monitoruese e premtimit zgjedhor, pasi informacionet e nevojshme janë marrë nga një bisedë me punonjës të komunës. Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Јо Informacioni shpërndahet vetëm përmes faqes zyrtare të internetit dhe profileve aktive në FB të komunës. Por nëse një palë e interesuar kërkon një takim për atë temë, informacioni jepet. Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare Qytetarët
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Јо Nuk ka praktikë të tillë. Domethënë, në ueb faqen zyrtare të komunës dhe në profilet e rrjeteve sociale shpërndahen informacione lidhur me premtimin zgjedhor. Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Nga ana e kryetarit të komunës janë realizuar takime në terren me qytetarët për të përcaktuar vendndodhjet e saktë ku do të vendoset LED ndriçimi. Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Deri në këtë moment në komunën e Demir Hisarit nuk është dorëzuar asnjë iniciativë lidhur me premtimin zgjedhor nga ana e qytetarëve Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare Qytetarët
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Qytetarët u përfshinë në gjetjen e lokacioneve të sakta ku do të zëvendësohet ndriçimi publik me LED dritë të re. Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Përveç takimeve në terren me kryetarin e komunës, për përcaktimin e lokacioneve të ndriçimit, nuk është mbajtur asnjë lloj tjetër evenimenti publik lidhur me çështjen e monitoruar. Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Në faqen e komunës ka mundësi për të raportuar probleme, ku qytetarët mund ti shfrytëzojnë për çështje që kanë lidhje me këtë temë http://www.pp.e-uslugi.mk/dh/index.php
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Ka ditë të hapura ku qytetarët paraqesin probleme dhe çështje të ndryshme, përfshirë këtu edhe çështjen e modernizimit të ndriçimit publik Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Deri në këtë moment nuk është raportuar asnjë iniciativë nga qytetarët apo organizatat e shoqërisë civile lidhur me këtë premtim zgjedhor Qytetarët Udhëheqës i Departamentit për çështje financiare