Komuna me efikasitet energjetik

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor për zëvendësimin e ndriçimit të mëhershëm ekzistues rrugor me ndriçim LED – ekonomik, i cili duhet të kontribuojë në efikasitetin energjetik të komunës së Demir Hisarit. Kjo është e rëndësishme në veçanti në periudhën e krizës ekonomike dhe energjetike. Përfitimet nga realizimi i këtij premtimi do të jenë për mbarë popullatën lokale, por edhe për qytetarët të cilët çdo ditë e shfrytëzojnë rrugën rajonale Manastir-Kërçovë. Në këtë mënyrë do të mundësohej shikueshmëri dhe siguri shumë më e madhe në rrugët “Bitolska” e cila është rruga kryesore dhe “1 Maji” që është rruga më e gjatë dhe më e frekuentuar, sidomos për faktin se ndodhen dyqanet lokale dhe bizneset e vogla. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku përmes: një fushate në rrjetet sociale (infografikë); shpërndarja e fletushkave informative; ngjarje publike.

Zbatues
Qendra kulturore rinore – Manastir
Vendndodhja
Demir Hisar
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Iniciativa është pjesë e Programi të kryetarit të komunës së Demir Hisarit dhe nuk është sjellë një vendim i veçantë për të filluar me realizimin. Udhëheqësi i sektorit për financa
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Po Më 21.03.2023 është lidhur marrëveshje për prokurim publik në një shumë prej 2,000,000.00 me TVSH, me ELEKTRON-BB DOO Veles dhe në të njëjtin është paraparë afati prej 30 ditësh për dorëzim dhe instalim. https://www.e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-acpp/ee7827f9-f559-4807-a26d-3b016599c435 Udhëheqësi i sektorit për financa
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Në këtë muaj nuk janë mbajtur takime të tilla sepse procesi i realizimit nuk e parasheh atë, në fakt në këtë periudhë zbatohet zëvendësimi i ndriçimit, në të cilin nuk ka hapësirë për përfshirje të qytetarëve Udhëheqësi i sektorit për financa
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës N/A Është nënshkruar kontratë me Byronë për zhvillim rajonal, nga ku janë siguruar mjetet dhe në këtë kontratë janë parashikuar rregulla dhe afate për realizim. https://www.demirhisar.gov.mk/vesti/2005-dogovor-za-finansiranje-na-proekti.html Udhëheqësi i sektorit për financa
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) N/A Realizimi i kësaj iniciative nuk kërkon përmbushje të parakushteve paraprake. Udhëheqësi i sektorit për financa
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Po dhe të njëjtat tashmë janë të dukshme në terren. Ka filluar zëvendësimi i ndriçimit rrugor, me ndriçim të ri LED dhe pritet që në dy javët që vijojnë ndriçimi i ri të vendoset në të gjitha rrugët e parashikuara. Udhëheqësi i sektorit për financa
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Rezultatet fillestare janë të dukshme. Punohet në vendosjen e ndriçimit të LED ri efikas i cili do të kontribuon në më shumë aspektet përmirësim në komunë dhe në jetën e qytetarëve në komunën e Demir Hisarit. Udhëheqësi i sektorit për financa MKC- Manastir (vizitë në teren)
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Për realizimi e kësaj iniciative mjetet janë siguruar nga Byroja për zhvillim rajonal, pra nuk ka asnjë problem me mangësi të mjeteve financiare. https://www.demirhisar.gov.mk/vesti/2005-dogovor-za-finansiranje-na-proekti.html Udhëheqësi i sektorit për financa
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Realizimi i kësaj iniciative nuk nënkupton përmbushje të parakushteve. Udhëheqësi i sektorit për financa
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Premtimi zgjedhor është prioritizuar dhe ka filluar me realizimin, dmth me zëvendësim e ndriçimit rrugor të vjetër me ndriçim të ri LED. https://nvoinfocentar.mk/lokalni-gragjanski-prioriteti-za-2023/
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndërprerë, përkundrazi ka filluar me realizimin dhe me zëvendësimin e ndriçimit rrugor me ndriçim të ri LED. Udhëheqësi i sektorit për financa
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Nuk ka asnjë stagnim, përkundrazi filloi me realizimin, që është i dukshëm në teren Udhëheqësi i sektorit për financa
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Është në dispozicion vetëm informacioni për nënshkrimin e marrëveshjen me Byronë për zhvillim rajonal. Realizimi ka filluar, por informacione do të ndahen pas realizimit të plotë të iniciativës Udhëheqësi i sektorit për financa https://www.demirhisar.gov.mk/vesti/2005-dogovor-za-finansiranje-na-proekti.html
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Po, si mundësi ekziston, por deri tani nuk është përdorur. Domethënë gjatë implementimit të monitorimit organizata që monitoron ka bashkëpunim të shkëlqyer me të punësuarit e Komunës dhe të njëjtit i dorëzojnë në kohë informacionet e nevojshme. Udhëheqësi i sektorit për financa
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Јо Informacione ndahet vetëm përmes profilit zyrtar të komunës, por i njëjti është i disponueshëm dhe i hapur për ndarjen e informacioneve nëse ndonjë qytetar ose palë tjetër e interesuar e kërkon atë. Udhëheqësi i sektorit për financa. https://www.demirhisar.gov.mk/
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Јо Nuk ekziston një praktikë e tillë. Informacionet zyrtare ndahen në profilet aktive të komunës ku të gjithë qytetarët kanë qasje dhe njohuri. Qytetarët https://www.demirhisar.gov.mk/
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Këtë muaj qytetarët nuk ishin përfshirë, sepse nuk kishte nevojë nga përfshirja e tyre. Gjatë muajit mars qytetarët ishin të përfshirë në lidhje me përcaktimin e lokacioneve shtesë për vendosjen e ndriçimit LED Udhëheqësi i sektorit për financa
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk është dorëzuar iniciativë nga ana e qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrjet në lidhje me premtimin zgjedhor Udhëheqësi i sektorit për financa Qytetarët
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Në muajin e kaluar, qytetarët nuk ishin të kyçur në realizimin e projektit, sepse nuk kishte nevojë për përfshirjen e tyre. Udhëheqësi i sektorit për financa
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Nuk u mbajtën tubime, debate ose forume publike në lidhje me këtë iniciativë Udhëheqësi i sektorit për financa
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po në ueb faqen e komunës ka mundësi për regjistrimin e ndonjë problemi, me ç’rast qytetarët mund ta përdorin edhe për pyetje në lidhje me këtë temë E- komuna raporto problem http://www.pp.e-uslugi.mk/dh/index.php
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Ka ditë të hapura, në të cilat qytetarët parashtrojnë probleme dhe çështje të ndryshme, ndër të cilat dhe pyetjen për modernizimin e ndriçimit publik. Data për ditët e hapura shpallet në kohë Udhëheqësi i sektorit për financa
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk është dorëzuar iniciativë me shkrim nga ana e qytetarëve ose nga ndonjë organizatë qytetare Qytetarët Udhëheqësi i sektorit për financa