Qendra sportive dhe rekreative - E dua Butelin

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor i kryetarit të komunës për ndërtimin e qendrës sportive dhe rekreative “E dua Butelin”, që duhet të ndërtohet në Butel 1, në rr. Ho Shi Min. Komuna e Butelit është një nga komunat më pak të zhvilluara në përbërje të qytetit të Shkupit. Në periudhën e kaluar është investuar shumë pak në ndërtimin e këndeve për lojëra, hapësirave të gjelbra, shtigjeve për biçikleta, parqeve etj. Në programin zgjedhor të kryetarit të komunës së Butelit u parashikua ndërtimi i më shumë këndeve për lojëra, shtigjeve dhe sipërfaqeve të gjelbra. Në kohën kur qyteti i Shkupit është shumë shpesh në listat e qyteteve më të ndotura në botë, një nga mënyrat për ta parandaluar atë ndotje është zgjerimi i sipërfaqeve të gjelbra në qytet. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: ngjarjeve në media, krijimit të banderolave për facebook dhe instagram, përpunimit të videove dhe shpërndarjes së fletushkave informative.

Zbatues
Shoqata për bashkëpunim kulturor Interkultura – Shkup
Vendndodhja
Butel, Skopje
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Aktivitetet janë pezulluar për shkak të periudhës së dimrit Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Në këtë moment nuk ka asnjë njoftim të ri për prokurim publik. Ka informacione për shpallje të përfunduar parparakisht. Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Komuna ka mbajtur takime me palët e interesuara në lidhje me çështjen që po monitorohet Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Plani është gati, priten ditë më të ngrohta për të filluar zbatimin e tij Përfaqësues i sektorit për zhvillim ekonomik lokal
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Të gjitha parakushtet për të filluar janë plotësuar Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Tereni ku do të ndërtohet Qendra është rrafshuar/niveluar Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Nuk ka ende rezultate të dukshme, përveç fushës së niveluar të dukshme në vend
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Nuk mungojnë mjete financiare në buxhet për realizimin e këtij projekti Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Të gjitha parakushtet janë plotësuar Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Premtimi zgjedhor mbetet prioritet dhe po punohet seriozisht për realizimin e tij Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndërprerë Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Projekti nuk është në ngecje, për shkak të periudhës së dimrit ishte e pamundur të punohet në projekt Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Përpunimi i faqes së re të komunës është në proces. Aty planifikohet një seksion i veçantë ku do të jenë bukur të dukshme dhe të pasqyrohen të gjitha projektet. Për momentin, informacioni për statusin e projektit shpërndahet vetëm në profilin e FB të komun Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës Profili i FB i bashkisë https://www.facebook.com/zaopstinabutel/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Komuna ka caktuar një person të posaçëm përgjegjës për Kërkesa për informacion me karakter publik Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Organizohen takime individuale ose në grup me të interesuarit nga ana e personit përgjegjës nga komuna Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) N/A Shpërndarje joformale e informacionit bëhet vetëm përmes kontakteve personale Interkultura, qytetarë
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet N/A Nuk ka asnjë informacion të tillë
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Interkultura është subjekti i parë që ka paraqitur një kërkesë të tillë, pra për t'u përfshirë në procesin e monitorimit që është pranuar nga komuna. Drejtor ekzekutiv i Interkulturës
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Kompani përgjegjëse dhe qytetarë marrin pjesë me mjetet e tyre materiale dhe jo-materiale në ndërtimin e Qendrës Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Janë mbajtur tubime publike me qytetarët që jetojnë në afërsi të Qendrës. Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. N/A Vebfaqja e re e komunës është në proces përpunimi Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Ditët e hapura të komunës realizohen herë pas here. Ka edhe një ditë pritjeje me kryetarin e bashkisë Përfaqësues i Departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës
      4.4 Iniciativat qytetare Po Interkultura është nisma e parë qytetare me kërkesë për të lejuar mundësinë e komentimit të projektit në faqen e re të Komunës. Drejtor Ekzekutiv i Interkulturës