Eko magniglas Eko-lupë

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor i dhënë gjatë Zgjedhjeve lokale 2021 dhe 2022: Negotina, qytet i gjelbër dhe i pastër. Programi “Garantoj” i kryetarit të komunës, përmban premtimin zgjedhor për ndërtimin e një parku urban të ri modern dhe bashkëkohor në QRS Mladost, i cili do të ofrojë gjelbërim, përmbajtje sportive dhe rekreative për qytetarët e komunës së Negotinës. Gjithashtu, nën moton “Negotina, qytet i gjelbër dhe i pastër” është paraparë pastrimi i të gjitha deponive të egra dhe ndërmarrja e masave për parandalimin e formimit të deponive të egra të reja. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: ngjarjeve në komunitet, fushatave në media sociale, prezantimit mediatik të rezultateve.

Zbatues
Shoqata e qytetarëve EcoVita – Negotinë
Vendndodhja
Negotino
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Është marrë vendim për përgatitjen e dokumentacionit planor për ndërtimin e një parku të qytetit në SRC Mlladost - Negotinë, me ç’rast me aktivitetet e para do të fillojnë në maj. Po merren masa për mirëmbajtjen e gjendjes së deponive. Udhëheqësi i Departamentit të urbanizmit dhe mjedisit jetësor në Komunën e Negotinës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Ky proces është në fazën e planifikimit. Udhëheqës i Departamentit të financave në Komunën e Negotinës
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Nuk janë mbajtur takime me palët e përfshira Udhëheqësi i Departamentit të urbanizmit dhe mjedisit jetësor në Komunën e Negotinës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po I përgatitur, por është në fazën e rishikimit dhe azhurnimit. Kryetar i komunës së Negotinës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Јо Për sa i përket premtimit zgjedhor për ndërtimin e parkut në SRC Mladost, ky proces është planifikuar të fillojë në muajin maj, ndërkohë që janë siguruar stafi dhe të gjitha parakushtet për pastrimin e deponive të egra dhe gjelbërimi i qytetit Kryetar i komunës së Negotinës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Aktivitete konkrete realizohen vetëm në lidhje me pastrimin e deponive të egra, ndërsa në lidhje me ndërtimin e parkut të qytetit pritet së shpejti të nisin aktivitetet përgatitore Kryetar i komunës së Negotinës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Rezultatet janë të dukshme në pjesën e pastrimit të deponive të egra. Janë pastruar disa deponi të egra të cilat ishin ndotësit kryesor. Udhëheqës i Departamentit të urbanizmit dhe mjedisit jetësor E dukshme në teren
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Në lidhje me ndërtimin e parkut të qytetit, një pjesë e mjeteve janë siguruar, kurse pjesa tjetër është planifikuar të sigurohen nga Rajoni planor i Vardarit si dhe burime të tjera të financimit, siç janë fondet mbështetëse të vetëqeverisjes lokale. Kryetar i komunës së Negotinës
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Fonde për financimin e ndërtimit të parkut të qytetit Kryetar i komunës së Negotinës
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Premtimi zgjedhor mbetet prioritet. Një pjesë është në fazën e realizimit, ndërsa një pjesë në fazën e planifikimit. Kryetar i komunës së Negotinës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndërprerë Udhëheqës i Departamentit të urbanizmit dhe mjedisit jetësor
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Arsyeja e vetme për stagnim dhe sfidë është sigurimi i fondeve për ndërtimin e parkut të qytetit Kryetar i komunës së Negotinës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Në ueb faqen e komunës nuk shpërndahen informacione për statusin e premtimit zgjedhor Faqja e komunës https://negotino.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Informacioni mbi statusin e premtimit është informacion i disponueshëm publikisht që mund të merret përmes Kërkesës për informacion me karakter publik, por organizata që monitoron çështjen ende nuk e ka përdorur këtë mekanizëm. Udhëheqësi i Departamentit të urbanizmit dhe mjedisit jetësor
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Informacioni për premtimin zgjedhor mund të merret në ditët e hapura të komunës, si dhe nëpërmjet projektit Komunari im (Мој општинар). https://negotino.gov.mk/
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Informacione mund të merren edhe në mënyrë joformale, por rekomandohet përdorimi i kanaleve zyrtare Qytetarët
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët janë të përfshirë, vetëm në nivel partiak dhe informacionet shpërndahen në mbledhjet partiake. Qytetarët
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk ka asnjë iniciativë qytetare të aplikuar lidhur me këtë çështje Qytetarët
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Qytetarët marrin pjesë në pastrimin e deponive të egra dhe rritja e ndërgjegjësimit mjedisor është e dukshme. Takime joformale me qytetarë
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Nuk ka evenimente publike të mbajtura në lidhje me këtë temë Qytetarët
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Komuna përmes faqes së saj të internetit dhe projektit Komunari im ofron disa mënyra për pjesëmarrje elektronike https://negotino.gov.mk/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Një ditë në javë është caktuar si ditë e hapur e komunës për komunikim dhe takime me qytetarët Administrata komunale Qytetarët
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk është aplikuar asnjë iniciativë civile lidhur me çështjen që monitorohet Qytetarët