Nxitja dhe zhvillimi i frymës sipërmarrëse tek të rinjtë e komunës së Mogillës

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor të kryetarit të komunës për „Nxitjen dhe zhvillimin e frymës sipërmarrëse te të rinjtë me theks në iniciativat private dhe mundësitë e vetëpunësimit“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: dy aksione guerile dhe shpalljen publike dhe promovimin e rezultateve të monitorimit; aksionet e të rinjve; ngjarje publike/ konferencë.

Temë e monitorimit lokal është programi/aktivitetet e komunës për edukimin, udhëzimin profesional të të rinjve dhe shfrytëzimin e masave aktive për punësim.

Zbatues
Shoqatë për bashkëpunim rinor ndërkombëtar INTERAKTIV – Manastir
Vendndodhja
Mogila
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Komuna e Mogillës deri më tani nuk ka organizuar trajnime dhe ngjarje për nxitjen e frymës sipërmarrëse te të rinjtë Përgjigje në Kërkesën për informacion me karakter publik (e pranuar më 03.03.2023)
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Nuk zbatohet procesi i furnizimeve publike lidhur me çështjen e monitorimit Përgjigje në Kërkesën për informacion me karakter publik
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Në muajin mars nuk janë mbajtur takime Krytetar i këshillit në komunën e Mogillës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk e ka përgatitur planin e realizimit Përgjigje në Kërkesën për informacion me karakter publik
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Јо Nuk ka ndarë mjete në buxhet për projektin, por mungon edhe interesi i të rinjëve në komunë Kryetari i komunës së Mogillës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Јо Nuk realizohen kurfarrë aktivitetesh në këtë temë Krytetar i këshillit në komunën e Mogillës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Nuk ka kurfarrë rezultatesh sepse projekti nuk po realizohet Banorët e komunës së Mogillës Ekipi i mobilizuesve të organizatës Interaktiv e cila e monitoron premtimin zgjedhor
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Ekziston mungesa e mjeteve në buxhet për realizimin e këtij premtimi Përgjigje në Kërkesën për informacion me karakter publik
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Mungojnë mjete në buxhet, por edhe interesimi nga ana e të rinjëve në komunë është i vogël Kryetari i komunës së Mogillës Përgjigje në Kërkesën për informacion me karakter publik
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Po Premtimi zgjedhor nuk është më prioritar, nuk ka mjete të mjaftueshme në buxhet, nuk është marrë vendimi për fillimin e realizimit, interesimi i të rinjëve është i ulët Kryetari i komunës dhe Kryetari i këshillit të komunës së Mogillës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndalur sepse as që ka filluar Kryetari i komunës së Mogillës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Arsyet e ngecjes janë mungesa e mjeteve dhe iniciativa e pamjaftueshme dhe interesimi i të rinjëve Kryetari i komunës së Mogillës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Nuk ka informacion të ri lidhur me çështjen e monitorimit edhe në muajin mars Ueb faqja e komunës së Mogillës https://mogila.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Janë parashtruar më shumë kërkesa për informacione me karakter publik në komunë në të cilat u përgjigjën me kohë Mobilizuesit
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Mobilizuesit e organizatës Interaktiv në atë mënyrë i marrin informatat e tyre lidhur me çështjen e monitorimit Kryetari i këshillit të komunës së Mogillës Mobilizuesit
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Të gjitha palët e interesuara mund të marrin informacione për projektin edhe nëpërmjet takimeve joformale me të punësuarit në komunë Kryetari i komunës së Mogillës
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Për muajin mars nuk ka iniciativë nga qytetarët për inkuadrimin e tyre në pjesën e vendimeve lidhur me çështjen e monitorimit Kryetari i komunës së Mogillës
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk ka iniciativa të parashtruara nga qytetarët për këtë çështje Kryetari i komunës së Mogillës
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Qytetarët nuk shfaqin interesim për çështjen e monitorimit Kryetari i komunës së Mogillës
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Edhe në muajin mars nuk ka mbajtur ngjarje publike lidhur me çështjen e monitorimit Kryetari i komunës së Mogillës
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Komuna është transparente dhe e hapur për kontaktet me qytetarët e saj përmes formës së kontaktit në ueb faqen e saj dhe kontaktet që janë në dispozicion publik (numrat telefonik, adresat elektronike dhe ngjashëm) Ueb faqja e komunës - kontakti https://mogila.gov.mk/kontakt/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Јо Komuna nuk mban ditë të veçanta, të hapura të komunës por çdo i interesuar mund të caktojë takim në çfarë do kohë Kryetari i këshillit të komunës së Mogillës
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk ka parashtruar iniciativa qytetare për këtë çështje Përgjigje në Kërkesën për informacion me karakter publik