Nxitja dhe zhvillimi i frymës sipërmarrëse tek të rinjtë e komunës së Mogillës

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor të kryetarit të komunës për „Nxitjen dhe zhvillimin e frymës sipërmarrëse te të rinjtë me theks në iniciativat private dhe mundësitë e vetëpunësimit“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: dy aksione guerile dhe shpalljen publike dhe promovimin e rezultateve të monitorimit; aksionet e të rinjve; ngjarje publike/ konferencë.

Temë e monitorimit lokal është programi/aktivitetet e komunës për edukimin, udhëzimin profesional të të rinjve dhe shfrytëzimin e masave aktive për punësim.

Zbatues
Shoqatë për bashkëpunim rinor ndërkombëtar INTERAKTIV – Manastir
Vendndodhja
Mogila
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Komuna e Mogillës nuk ka organizuar trajnime dhe ngjarje për të nxitur frymën sipërmarrëse tek të rinjtë Përgjigje mbi kërkesës për qasje në informata të karakterit publik
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk është zbatuar proces të prokurimit publik në lidhje me çështjen e monitoruar Përgjigje mbi kërkesës për qasje në informata të karakterit publik
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Nuk janë zhvilluar takime në lidhje me çështjen e monitoruar Kryetar i këshillit komunal
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk është përgatitur plan për realizimin e projektit Kryetari i komunës, kryetari i këshillit komunal
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Јо Në buxhet nuk janë ndarë mjete për projektin, gjithashtu ka mungesë të interesit nga ana e të rinjve në komunë Kryetari i komunës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Јо Nuk janë zbatuar kurfarë aktivitete mbi këtë temë Kryetari i komunës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Nuk ka rezultate të dukshme lidhur me premtimin zgjedhor Mobilizues
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Ka mungesë të fondeve në buxhet për realizimin e këtij premtimi zgjedhor Përgjigje mbi kërkesës për qasje në informata të karakterit publik
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Mungojnë fonde në buxhet, dhe interesimi i të rinjve në komunë është shumë i dobët Kryetari i komunës Përgjigje mbi kërkesës për qasje në informata të karakterit publik
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Po Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet, nuk ka fonde të mjaftueshme në buxhet, nuk është marrë vendim për fillimin e zbatimit, interesimi i të rinjve është i ulët. Kryetari i komunës Kryetar i këshillit komunal në komunën e Mogillës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndërprerë për shkak se fare nuk ka filluar Mobilizues
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Po Stagnimi është shfaqur si rezultat i mungesës së fondeve, poashtu dhe iniciativa dhe interesimi i pamjaftueshëm i të rinjve Kryetar i komunës, kryetari i këshillit komunal në komunën e Mogillës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Nuk ndahen informata në lidhje me premtimin zgjedhor ueb faqja e komunës së Mogillës https://mogila.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Komuna është transparente dhe në dispozicion për të ndarë informacione të këtij lloji. Janë dorëzuar disa kërkesa për qasje në informata të karakterit publik nga mobilizuesit, mbi të cilën u pranua përgjigje për një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Mobilizuesit
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Mobilizuesit nga organizata Interaktiv i marrin informacionet e tyre në këtë mënyrë në lidhje me çështjen e monitoruar Mobilizuesit
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Të gjithë qytetarët e interesuar mund të informohen për projektin përmes takimeve joformale me punonjësit e komunës Kryetar i komunës
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët nuk janë të përfshirë për shkak të interesit të ulët për projektin Kryetari i komunës
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk janë dorëzuar iniciativa nga qytetarët mbi këtë çështje Kryetari i komunës
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Qytetarët nuk shfaqin interes për çështjen e monitoruar Kryetari i komunës
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Nuk janë organizuar ngjarje publike për këtë temë Kryetari i komunës
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Komuna është transparente dhe e hapur për kontakte me qytetarët përmes kontakt formularit i cili gjendet në ueb faqen e komunës dhe kontakteve publikisht të disponueshëm (numrat e telefonit, email adresat, etj.) ueb faqja e komunës së Mogillës- kontakt https://mogila.gov.mk/kontakt/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Јо Komuna nuk organizon ditë të veçanta të hapura komunale, por të gjithë të interesuarit mund të caktojnë takim në çdo kohë si me kryetarin e komunës ashtu edhe me administratën komunale dhe këshillin komunal Kryetari i këshillit komunal në komunën e Mogillës Mobilizuesit
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk janë dorëzuar iniciativa civile mbi këtë çështje Përgjigje mbi kërkesës për qasje në informata të karakterit publik